Prishtinë, më 14 mars 2023

Me këndimin e pjesëve nga Kurani dhe me tekbire është hapur xhamia e re në Dumnicë të Poshtme të Vushtrrisë, në të cilën morën pjesë shumë banorë, liderë institucional dhe personalitete të ndryshme.

Në hapje të kësaj xhamie mori pjesë edhe kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i cili me këtë rast tha se ndërtimi i xhamive përveç se është i rëndësishëm për banorët dhe besimtarët e kësaj ane, ka rëndësi të veçantë edhe te Krijuesi.

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi dhe kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame të këtij qyteti, Shemsi Rrahimi, uruan besimtarët për ndërtimin e kësaj xhamie edhe mundësitë që ofron ajo. Veç të tjerash, ata potencuan nevojën e ndërtimit të një xhamie të tillë me hapësirat përcjellëse që do të shfrytëzohen nga besimtarët.

Kjo xhami përves hapësirës për të kryer faljen e namazeve, ka hapësirë të mjaftueshme edhe për aktivitete të tjera, duke përfshirë edhe objektet përcjellëse të ndërtuara në tërësi nga BINI.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U mbajt ligjëratë kushtuar dijetarit, prijësit dhe udhërrëfyesit Vehbi ef. Dibra nga Besnik Mustafaj

Prishtinë, më 25 prill 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka organizuar sot ligjë…