Prishtinë, më 1 mars 2023

Në prag të fillimit të muajit të bekuar Ramazan, Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, mbajti sot mbledhjen e saj të rregullt, të cilën e hapi dhe e kryesoi kryetari i saj, Myftiu Naim ef. Tërnava. Mbledhja filloi me lutjet dhe me duatë për viktimat e tërmetit të fundit të Turqisë, për shpirtrat e të cilëve u këndua nga një Fatiha. Pika kryesore e rendit të ditës për të cilën u diskutua gjatë kësaj mbledhje ishte parapërgatitja për muajin e bekuar Ramazan.

Myftiu Tërnava fillimisht falënderoi Zotin për të gjithë mirësitë e dhuruara, e më pas falënderoi edhe të gjithë anëtarët e Kryesisë për kontributin që janë duke dhënë. Ai, nga anëtarët e Kryesisë, kërkoi që edhe më tutje të vazhdojnë punën e tyre në shërbim të besimtarëve tanë. Anëtarët e Kryesisë paraqitën mendimet dhe idetë e tyre lidhur me aktivitetet që do të zhvillohen para dhe gjatë muajit Ramazan.

Po ashtu, Kryesia e BI-së gjatë kësaj mbledhje shqyrtoi lëndë të ndryshme dhe mori vendime në bazë të kompetencave që i takojnë.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Fakulteti i Studimeve Islame promovoi programin e ri “Akademia – Studime Islame dhe Lidership”

Prishtinë, më 2 maj 2024 Fakulteti i Studimeve Islame, ka promovuar sot programin e ri, “A…