Prishtinë, më 13 shkurt 2023
Këshilli Drejtues i Institutit për Hulumtime dhe Studime Islame, ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, të cilën e hapi dhe e kryesoi drejtori i këtij Instituti, Sabri ef. Bajgora. Ai para anëtarëve të këtij Këshilli shpalosi planet dhe projektet e Institutit për vitin 2023, duke falënderuar kështu anëtarët për kontributin e tyre përgjatë vitit 2022.
Ndër pikat e rendit të ditës, për të cilat diskutoi Këshilli ishin përgatitja për konferencën që pritet të mbahet këtë vit, e që ka të bëjë me historikun, rolin, edukimin dhe trajtimin e xhamive në trojet tona.
Më pastaj, Këshilli diskutoi edhe për përgatitjet për mbajtjen e dy tryezave për personalitetet, Fahri ef. Iljazin dhe Hysen Latifin, e që parashihen të mbahen njëra në muajin maj, ndërsa tjetra në tetor të këtij viti.
Këshilli Drejtues i IHSI-së gjithashtu shqyrtoi projekt-propozimin për thesarin e bejtexhinjve nëpër shekuj, si dhe diskutoi për projekte të tjera.
-
Drejtori i Diasporës, Ekrem ef. Simnica ka pritur në takim kryetarin e QKMSh “Haxhi Zeka” në Belgjikë, Musa Mulajn
Prishtinë, 14 maj 2024 Drejtori i Diasporës në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, Ek… -
Myftiu Tërnava: “Uniteti, mjeti kryesor për kapërcimin e sfidave”
Prishtinë, më 14 maj 2024Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava,… -
Myftiu Tërnava po merr pjesë në Samitin konusltativ të ulemave myslimanë në Stamboll
Prishtinë, më 13 maj 2024 Nën organizimin e DIJANET-it të Turqisë, në Stamboll, po mbahet …
Shfaq më shumë në Lajme
Shfleto
Drejtori i Diasporës, Ekrem ef. Simnica ka pritur në takim kryetarin e QKMSh “Haxhi Zeka” në Belgjikë, Musa Mulajn
Prishtinë, 14 maj 2024 Drejtori i Diasporës në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, Ek…