Prishtinë, më 10 shkurt 2023
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka vizituar sot Ambasadën e Turqisë në Kosovë, për të shprehur ngushëllime për viktimat e tërmeteve që ndodhën para disa ditëve në disa zona të Turqisë.
Myftiu Tërnava gjatë kësaj vizite takoi edhe zv.ambasadoren e Turqisë në Kosovë, znj. Seyda Cimeli Aydin.
Ai tha se ne bashkëndiejmë dhembje me gjithë popullin turk, duke lutur Zotin që të vdekurit t’i shpërblejë me Xhenet, të lënduarve t’u japë shërim të shpejtë, ndërsa familjarëve të viktimave t’u japë durim që ta përballojnë sa më lehtë këtë sprovë.
Po ashtu, për të shprehur ngushëllime, Myftiu Tërnava qe për vizitë edhe në Zyrën për Çështje Fetare pranë Ambasadës së Turqisë, në të cilën u mirëprit nga këshilltari, z. Bunjamin Albayrak.