Për tubimin e mjeteve financiare për të prekurit nga tërmetet që goditën disa zona të Turqisë.

Bashkësia Islame e Kosovës u bën thirrje qytetarëve të Kosovës që të ndihmojnë me grumbullimin e mjeteve financiare për të prekurit nga tërmetet që goditën disa zona të Turqisë.

Njëkohësisht vëmë në dijeni opinionin e gjerë se ditën e premte, më 10 shkurt 2023, në hytben e xhumasë, në të gjitha xhamitë e Republikës së Kosovës, do të ketë aksion për tubimin e mjeteve financiare, në emër të ndihmës për banorët e zonave të prekura nga tërmetet në Turqi.

Pejgamberi a.s. ka thënë: “Allahu është në ndihmën e robit, derisa robi është në ndihmën e vëllaut të vet.”

Të gjithë të interesuarit për të mbështetur dhe për të kontribuar në fondin për ndihmë të të prekurve nga tërmetet, mund ta bëjnë në bankën NLB, me të dhënat e poshtëcekura:

NLB BANKA

Emërtimi: Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës

IBAN: XK05 1700200100103672

SWIFT CODE: NLPRXKPR

Përshkrimi: TËRMETI NË TURQI

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…