Prishtinë, më 23 janar 2023 

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në takim kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti. 

Myftiu Tërnava në emër të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, falënderoi kryeministrin Kurti për vizitën, me të cilin më pas diskutuan për gjendjen aktuale në të cilën gjendet vendi ynë, si dhe për bashkëpunimin e mirë që kanë pasur deri më tani. Ai më pas theksoi se Bashkësia Islame e Kosovës edhe më tej do të jetë e përkushtuar që në Kosovë të mbretërojë paqja dhe harmonia ndërfetare për të gjitha komunitetet që jetojnë këtu. 

Nga ana e tij, kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, falënderoi Myftiun Tërnava dhe gjithë Bashkësinë Islame të Kosovës për kontributin e tyre dhënë për të mirën e përgjithshme të qytetarëve tanë, e në veçanti për frymën e tolerancës dhe harmonisë fetare që mbretëron në Kosovë. Ai tha se, falë angazhimit të përgjithshëm, Kosova është një vend, ku komunitetet jetojnë në paqe, harmoni e bashkëjetesë. 

Gjatë këtij takimi u bisedua edhe për Projektligjin për Liritë Fetare, për të cilin kryeministri Kurti falënderoi Myftiun Tërnava për angazhimin dhe bashkëpunimin rreth këtij Projektligji.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…