Prishtinë, më 22 janar 2023

Shoqata Humanitare Bamirëse
“Bereqeti”, me drejtorin e saj Behxhet Ajvazin dhe me koordinatorin e Skenderajt, Arbnor Sinani dhe koordinatorin e Mitrovicës, Cena Balaj, në bashkëpunim me shoqatën “Swiss Barakah Charity”, kanë qëndruar pranë familjeve të prekura nga vërshimet.

“Bereqeti” të dielen ka qëndruar pranë këtyre familjeve, duke u dhuruar pako ushqimore dhe higjienike, batanije, jorgan dhe produkte të tjera të nevojshme.

Aktualisht shumë familje në Skënderaj dhe Mitrovicë janë detyruar të lëshojnë shtëpitë, ndërsa të tjerët janë duke u përballur me mungesë të produkteve elementare.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…