Prishtinë, 13 janar 2021
Myftiu Tërnava shprehu falënderime për bashkëpunimin e sinqertë që kanë pasur deri më tani me ambasadën turke, duke vlerësuar se bashkëpunimi ndërmjet BIK-ut dhe ambasadës turke o të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Myftiu falënderoi ambasadorin Sakar në veçanti për ndihmën dhe mbështetjen madhore që shteti turk i ka ofruar shtetit tonë, institucioneve të vendit dhe popullit të Kosovës gjatë kësaj kohe si ambasador i Turqisë në Kosovë, duke i dëshiruar suksese në detyrat dhe përgjegjësitë e reja që e presin.
Ambasadori Sakar, falënderoi Myftiun Tërnava për mikpritjen dhe bashkëpunimin shumë të mirë që kanë pasur deri më tani. Ai po ashtu vlerësoi lart kontributin dhe rolin e Bashkësisë Islame që ka pasur në këtë kohë të vështirë pandemie, duke i dalë në ndihmë besimtarëve dhe qytetarëve në nevojë përmes Shoqatës Humanitare “Bereqeti”. Gjatë takimit dy palët u pajtuan që bashkëpunimi duhet të thellohet edhe më shumë mes dy vendeve e në veçanti në ruajtjen e trashëgimisë kulturore