Prishtinë, 27 qershor 2016
Ambasadorja turke në Kosovë, znj. Kivilcim Kiliç, ka shtruar iftar për Myftiun e Kosovës, Naim ef. Tërnava dhe bashkëpunëtorët e tij. Me këtë rast ambasadorja turke falënderoi myftiun dhe bashkëpunëtorët e tij që iu përgjigjen ftesës, dhe theksoi se marrëdhëniet mes Turqisë dhe Kosovës janë shumë të mira, prandaj vazhdojmë në realizimin e projekteve me interes të përbashkët mes dy vendeve. Ajo ka çmuar myftiun Tërnava për kontributin që po jep në avancimin e proceseve nëpër të cilat po kalon Kosova.

“Ne gjatë këtij muaji edhe më do të jenë solidarë e të ndihmojnë njëri-tjetrin, dhe t’ia ofrojnë ndihmën kategorive të nevojshme të shoqërisë”, tha Kiliç. Ndërkaq, nga ana e tij myftiu Tërnava falënderoi ambasadoren Kiliç për këtë iftar, dhe shprehu mirënjohjen dhe falënderimin e tij të thellë për Qeverinë dhe Presidentin e Turqisë, që po vazhdojnë ta përkrahin popullin, qeverinë e Kosovës dhe në veçanti Bashkësinë Islame të Kosovës, në të gjitha fushat, dhe se ky bashkëpunim do të shtohet edhe më, në të mirë të dy popujve. Ai tha se Ramazani është një muaj i begatshëm, që na e përkujton sakrificën dhe vuajtjen e hallexhinjve dhe atyre që kanë nevojë për ndihmën dhe përkrahjen tonë. {gallery}trkambbsy16{/gallery}

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…