Myftiu Tërnava në takimin në Ministrinë e Çështjeve Fetare të Arabisë Saudite

Gjatë qëndrimit në Riad të Arabisë Saudite, myftiu Naim ef. Tërnava zhvilloi një takim në Ministrinë për Çështje Fetare të Arabisë Saudite, ku u prit nga zv. Ministri, Dr. Abdul Rahman Al Ghannam. Myftiu Tërnava falënderoi zv/ministrin për kontributin e Mbretërisë Saudite për Kosovën, duke thënë se populli i Kosovës pret që Arabia Saudite të jetë edhe më tej në përkrahje të Kosovës, sidomos pret një rol më të madh të Mbretërisë në kuadër të Konferencës Islamike dhe Ligës Arabe, veçmas për të ndikuar tek shtetet që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, veprim ky që duhet të bëhet sa më parë.

Gjithashtu, myftiu Tërnava e informoi zv/ministrin edhe për arritjet e Kosovës në fushën e shtetndërtimit, që nga pavarësia e këtej, pastaj me punën, arritjet dhe sfidat e Bashkësisë Islame të Kosovës, duke u përqendruar në realizimin e projekteve të nënshkruara me Ministrinë përkatëse. Në anën tjetër, zëvendësministri, Dr. Abdul Rahman Al Ghannam, tha se është i befasuar për të mirë me arritjet që ka bërë Kosova. Al Ghannam tha se Mbretëria Saudite do të jetë në krah të Kosovës në të gjitha institucionet ndërkombëtare. Ai po ashtu tha se Ministria e Vakëfit do të ndihmojë Bashkësinë Islame të Kosovës në ndërtimin e një infrastrukture bashkëkohore, sidomos në krijimin e vakëfeve të reja dhe përfundimin e ndërtimit të disa xhamive në Kosovë.

Myftiu Tërnava në takim me këshilltarin e Oborrit Mbretëror

Gjatë qëndrimit në Riad, myftiu Naim ef. Tërnava zhvilloi një takim edhe me princin Mensur bin Mukrin bin Abdul Azizi, njëherit këshilltar special i trashëgimtarit të fronit të Arabisë Saudite, Mukrin bin Abduli Aziz Al Saud, si dhe me këshilltarin e Oborrit Mbretëror Dr. Saad Al Shithri. Myftiu falënderoi familjen mbretërore për kontributin e Mbretërisë Saudite për Kosovën, ndërsa  gjatë takimit të pranishmit i informoi për historikun e shkurtër të Kosovës dhe rrugën e saj drejt pavarësimit, për të theksuar shtetndërtimin dhe të arriturat e Kosovës, bashkë me sfidat e shumta me të cilat ballafaqohet Kosova. Nikoqirët shprehën vazhdimësinë e përkrahjes së Arabisë Saudite në sferën ndërkombëtare dhe në Kosovës, duke theksuar se të gjitha institucionet e Arabisë Saudite do të përkushtohen në përforcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

 Myftiu Tërnava pritet nga rektori i Universitetit “Mbreti Saud”

Gjatë pjesëmarrjes në Konferencën Ndërkombëtare për Avancimin e Shkencave Kuranore, në Riad, myftiu Naim ef. Tërnava u prit nga rektori i Universitetit “Mbreti Saud”, Dr. Badran Al-Omer. Gjatë takimit ishte i pranishëm edhe këshilltari i mbretit, njëherit imam dhe hatib i xhamisë së shenjtë në Meke, Dr. Saleh Humejd, dhe mysafirë të tjerë. Në këtë takimi të pranishmit shprehën interesimin për zhvillimet në Kosovë, për çka i informoi myftiu Tërnava.{gallery}saudi215{/gallery}

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…