Prishtinë, 20 tetor 2014
Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava priti  sot në selinë e BIK në takim njohës ambasadoren e Gjermanisë në Kosovë, Angelika Viets  të cilës i shprehi mirëseardhje në Kosovë  duke i dëshiruar suksese dhe mbarësi në misionin e saj në Kosovë.
Myftiu Tërnava e falënderoi ambasadoren për vizitën dhe e njohu me historikun e BIK. Myfti gjithashtu i dha një pasqyrë të shkurtë edhe për institucionet që veprojnë në kuadër të BI ku më tepër u ndal në  zhvillimin e jetës e jetës fetare në Kosovë me ç’rast evidentoj të arriturat dhe sfidat me te cilat ballafaqohet.

“Kosova gjithmonë do të jetë mirënjohëse ndaj shtetit dhe popullit gjerman për kontributin  e dhënë për Kosovën në kohe të vështira”- tha myftiu Tërnava, i cili po ashtu shprehu bindjen se  miqësia dhe bashkëpunimi në mes dy vendeve në të ardhmen vetëm sa do të forcohet edhe më tej.
Ambasadorja Angelika Viets falënderoi Myftiun për mikpritjen e ngrohte dhe theksoi se marrëdhëniet tona institucionale do shënojnë progres në të ardhmen.
Bashkësia Islame e Kosovës mbetet e përkushtuar që të zhvilloj edhe me tolerancën dhe kulturën e bashkëjetesës mes popujve dhe feve qe jetojnë në Kosovë.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryeimami Sahiti takoi kryeimamët e këshillave të BI-së

Prishtinë, më 29 prill 2024 Kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti, së…