Prishtinë, 27 mars 2021

Kuvendi i Bashkësisë Islame të Kosovës, mbajti sot mbledhjen e rregullt, në të cilën përpos anëtarëve të Kuvendit mori pjesë edhe kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava.

Mbledhjen e hapi kryetari i Kuvendit dr. Ajni Sinani, i cili fillimisht iu shprehu mirëseardhje anëtarëve të Kuvendit, si dhe i falënderoi ata për punën dhe angazhimin e tyre.

Më pas, një fjalë rasti para të pranishmëve e mbajti kryetari i BIK-ut, Myftiu Naim ef. Tërnava. Ai kërkoi nga anëtarët e Kuvendit të që japin kontributin e tyre për avancimin dhe shtyrjen e proceseve përpara.

Ai iu tha pjesëmarrësve se para vetës kanë raportin e punës së Kryesisë së BIK-ut, institucioneve, drejtorive e sektorëve që veprojnë në kuadër të Kryesisë së BIK-ut, për periudhën 1 janar 2020 – 31 dhjetor 2020. Pasi që jemi në prag të muajit të Ramazanit, ai luti Zotin që të na shpërblej punën dhe angazhimin tonë për forcimin dhe përhapjen e mesazhit të Allahut te xhemati ynë, ngase e kemi obligim mbi supet tona. Ne jemi përgjegjës për jetën fetare brenda dhe jashtë Kosove ku kemi mërgatën tonë. “Në kuadër të mundësive tona edhe gjatë vitit 2020 jemi munduar që me vetëmohim, maksimalisht të japim kontributin tonë në fuqizimin e institucionit tonë, duke filluar nga ngritja e kapaciteteve të kuadrit profesional përmes institucioneve tona fetaro-arsimore, gjegjësisht medreseve e Fakultetit të Studimeve Islame, pastaj ngritjes së infrastrukturës së BI-së me theks të veçantë përmes zhvillimit të vakëfit, me qëllim të vetëm, që sa më mirë të organizojmë jetën fetare në çdo cep të vendit tonë, dhe që ibadetet t’i kryejmë në ambiente sa më të mira e të pastra”- shtoi Myftiu Tërnava.

Duke folur për aktualitetin, ai tha se pandemia Covid-19 ka çrregulluar jetën fetare e arsimore, por jemi munduar që së bashku t’i tejkalojmë këto vështirësi e sfida. Ai më pas theksoi edhe projektet e shumta infrastrukturore e sidomos vakëfeve që janë duke u ngritur gjithandej Kosovës.

Në emër të Kryesisë së BIK-ut, i shprehu falënderime të gjithë bashkëpunëtorëve, nëpunësve e drejtuesve të institucioneve për punën e tyre të palodhshme, duke i inkurajuar që edhe më tej të vazhdojmë punën me zell dhe e me përkushtim.

Në rend të ditës, anëtarët e Kuvendit diskutuan shqyrtimin dhe miratimin e Raportit të punës së Kryesisë së BIK-ut për periudhën 1 janar – 31 dhjetor 2020, Raportin e Komisionit Financiar të Kuvendit të BIK-ut, si dhe shqyrtimin dhe miratimin e Pasqyrës për të hyrat dhe të dalat e Kryesisë (llogaritë përfundimtare) për vitin 2020, si dhe pika të tjera të ndryshme.

Në fund të kësaj mbledhje u përçua edhe njëherë mesazhi që imami dhe të gjithë nëpunësit fetar të kontribuojnë në respektimin e masave parandaluese të përhapjes së pandemisë Covid-19, ku numri i rasteve pozitive është duke u rritur vazhdimisht në vendin tonë.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…