Prishtinë, 22 mars

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, priti në takim majorin Cory Van Sloten nga kampi ushtarak i Bondsteelit në Kosovë. Me këtë rast Myftiu Tërnava e njohu mysafirin me historikun dhe aktivitetet e BIK-ut, me situatën e përgjithshme në të cilën ndodhet Kosova në luftën me pandeminë COVID-19, si dhe për kontributin e veçantë që është duke e dhënë BIK-u me të gjitha institucionet e saj në parandalimin dhe respektimin e protokollit të kësaj pandemie.

Nga ana e tij, majori Cory Van Sloten falënderoi Myftiun Tërnava për pritjen dhe çmoi lart punën dhe angazhimin që po bën Kryesia e BIK-ut  për tolerancën, harmoninë ndër-fetare, ku populli i Kosovës po jeton në paqe. Ai shprehu bindjen se bashkëpunimi do të rritet në të ardhmen. Ai më pas pati edhe një takim me administratën e Kryesisë së BIK-ut.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…