Prishtinë, 26 shkurt 2021

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, priti në takim lamtumirës drejtorin e Fondacionit “Maarif” në Kosovë z. Mesut Ozbaysar. Myftiu Tërnava shprehu falenderime për bashkëpunimin që kanë pasur deri më tani, duke vlerësuar se bashkëpunimi mes BIRK-ut dhe Fondacionit “Maarif” në Kosovë  do të vazhdoj edhe në të ardhmen. Myftiu Tërnava po ashtu i dëshiroi shëndet dhe suksese në detyra të reja.

Nga ana e tij drejtori i Fondacionit “Maarif” në Kosovë z. Mesut Ozbaysar, theksoi se deri më tani kanë pasur një bashkëpunim shumë të mirë me BIRK-un, si dhe uroi që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe më tej.

Me këtë rast në shenjë respekti e mirënjohje Myftiu Tërnava i dha një dhuratë me logo të institucionit.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U vu gurthemeli i xhamisë së re në fshatin Shkabaj të Obiliqit

Prishtinë, më 22 nëntor 2024 Me këndim të tekbireve, sot, pas namazit të xhumasë, u vu gur…