Departamenti i Gruas pranë Kryesisë së Bashkësisë Islame në Prishtinë, shënoi dje“Ditën Ndërkombëtare të Mbulesës” me një tryezë diskutimi me titull “Mbulesa, obligim, sfidë, liri”.

Organizatorja dhe njëherish udhëheqësja e Departamentit të Gruas, Vaxhide Bunjaku pasi përshendeti të pranishmit tha se përmes këtij debati synohet ngritja e vetëdijës dhe ndërgjegjësimit që femrat me mbulesë të mos paragjykohen edhe që ato të kenë të drejta të barabarta me të gjitha femrat tjera, si për shkollim e punësim

“Në këtë ditë bëhet thirrje për ngritjen e ndergjegjësimit të popullateës rreth mbulesës, për të kuptuar konceptin e saj, dhe për t’u promovuar dialogu ndërfetar, poashtu përmes kësaj dite njerëzit të mësohen që ti pranojnë të tjerët me ndryshimet e tyre. Mendoj se jemi të gjithë dakort se bartja e shamisë nuk cënon interesin e sigurisë publike, rendin publik,  moralin e as nuk cënon të drejtat e të tjerëve, thjeshtë kemi nevojë për kulturën e modestisë si në veshje, sjellje, dhe fjalë”, tha Bunjaku.

Në panelin diskutues mori pjesë edhe dr. Violetë Smajlaj e cila tha se veshja islame në radhë të parë është petk i modestisë dhe privatësisë që i përgjigjet të gjitha kohërave, duke theksuar se pengimi i vajzave me mbulesë në shkollim e punësim është akt diskriminues.

“Fakti që sot, në shekullin XXI, ende ka shtete që adoptojnë sjellje përjashtuese, rasti konkret në vendin tonë, duke i penguar vajzat e mbuluara nga e drejta e vijimit të mësimit të mesëm, apo e punësimit shkaku i veshjes së tyre modeste, është një akt i ulët e diskriminues, që nuk përkon aspak me realitetin e kohës dhe të instancave drejt të cilave Kosova synon të integrohet.”

“Ky petk i perkushtimit dhe devocionit tim fetar më ndihmon të mbajë në harmoni bukurinë dhe elegancen me thjeshtësinë dhe modestinë, si dhe më jep lirinë e komoditetin e nevojshëm për komunikim korrekt me të tjerët, e barabartë me tjetrin mashkullor pa vënë në pah feminitetin tim”, tha ndër tjera ajo.

Poashtu në këtë diskutim Indire Mujaj, zyrtare policore, rrëfeu për pengesat dhe vështirësitë që kishte kaluar për shkak të mbulesës. Ajo u përjashtua nga puna për bindjet e saj fetare, por që nuk u ndal dhe nuk dorëzua asnjeherë për të kërkuar të drejtën e saj.

“ Në 2005 jam bërë police, kam punuar deri në 2010, 5 vite kam qenë me uniformë. Kam punu në shumë sektorë, si hetuese, mos të them gati të gjitha sektorët kam punuar ngapak. Në 2015 kam vendosur të mbulohem,i kam lajmëruar para kohe në punë që unë kam vendosur, se ligji jonë nuk po ma ndalon, kam lexuar kushtetutën, ligjin për veshje civile, të gjitha i shikova dhe vendosa. Kanë qenë kundër, nuk kam gjetur përkrahje as prej kolegëve as prej atyre që kanë bërë namaz, çdo ditë mkanë thirrë nzyre me lloj-lloj mënyre me më bind që ti mundesh edhe pa shami me bajtë fenë, thash une kam premtuar dhe shpirtërisht nuk ndjehem e plotësuar, çka më pengon shamia me i kry ato detyra që i kam kryer deri sot. Nuk kam gjet përkrahje, madje brenda policisë ka qenë shoqata për të drejtat e grave kam qenë edhe aty si antare, ka qenë edhe sindikata për të drejtat e punëtorëve në polici, as aty skam pasur asnjë përkrahje, tha ajo mes tjerash

Me emocione Mujaj rrëfej diskriminimin që i është bërë dhe vendimin e gjykatës pas pesë vitesh.

“Me të vërtetë pesë vite nëpër gjykatë, diskriminim shumë i keq. Në një vend ku kam punuar unë kam bartur armë, kamë qenë në çdo zyre pas 5 dite që u mbulova mua më thirrin në zyre për të më marrë në pyetje, me më kontrollu, me ma shiku qantën me më ndal, sikur një vend që 10 vite ishte shtëpi e imja, ajo ishte me të vërtetë mu ndi shumë keq. Gjykata para një muaji për mua vendosi në mënyrë të drejtë, kam qenë shumë e lumtur jo për punën që do ta fitoj, se pata humbur shpresat por ajo mori vendim shumë të mirë, gëzohem shumë, tash janë anku policia në gjykatë të apelit, tash të shohim çka do të bëhet unë do të luftoj derisa të kem ymër për të drejtën time, e se di çka ndodh”, u shpreh Mujaj.

Në panel foli edhe politologia Anesa Colakovic e cila i ftoj të gjitha gratë që të përballen me sfidat dhe të jenë aktive jo vetëm në ngjarje të caktuara dhe ditë të veçanta, por çdo ditë për të luftuar dhe kërkuar të drejtat e tyre.

Në takim morën pjesë zyrtare të komunës, zyrtare nga ministria e Punëve të Brendshme,, përfaqësuese të OJQ-ve dhe zyrtare të Departamentit të Gruas.
Kryesuese e panelit ishte Ma.Muzaqete Kosumi, koordinatore për marrëdhënie me jashtë në FSI.
Në takim morën pjesë zyrtare të komunës, zyrtare nga ministria e Punëve të Brendshme,, përfaqësuese të OJQ-ve dhe zyrtare të Departamentit të Gruas.

Për shkak të situatës me pandeminë në vend, organizimi ishte më i vogël dhe numri i të ftuarve i kufizuar, por e gjithë kjo ngjarje u plasua live për të gjithë.
Në fund Departamenti i Gruas si dhe butiku Islam “Aksa” dhuruan për të gjitha gratë nga një dhuratë simbolike me rastin e “Ditës Botërore të Mbulesës”.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…