Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti” dega në Prishtinë së bashku me donatorë kanë shpërndarë 40 pako me produkte ushqimore dhe higjienike për familjet në nevojë. Duke pasur parasysh situatën e vështirë dhe stinën e dimrit, ‘Bereqeti’ së bashku me donatorët gjatë ditë së mërkurë arritën që t’iu dalin në ndihmë këtyre familjeve.
Koordinatori i “Bereqetit” Nexhmi Hoxha shprehet tejet mirënjohës ndaj punëtorëve të kësaj kompanie që një pjesë së pagës së tyre e dedikuan për t’iu ndihmuar këtyre familjeve. Ai thekson se fatkeqësisht në Prishtinë ka ende një numër të konsiderueshëm të familjeve që kanë nevojë për ndihmë.
“Fillimisht duhet të falënderojmë këtë kompani të cilët edhe më herët kanë qenë pjesë e donacioneve, ndërsa kësaj radhe punëtorët e kësaj kompanie me vetiniciativë kanë dashur që t’iu dalin në ndihmë atyre që kanë nevojë. Pandemia e ka vështirësuar shumë gjendjen e qytetarëve dhe falë donatorëve ‘Bereqeti’ po mundohet të jetë krah i këtyre familjeve, ka deklaruar koordinatori i “Bereqetit”.
Në anën tjetër edhe Enes Parduzi, menaxher i kompanisë shprehet tejet i lumtur që po sheh një rezultat tejet të mirë nga iniciativa e punëtorëve që po realizohet përmes “Bereqetit”
“Sikurse edhe në të kaluarën edhe kësaj radhe po bëjmë përpjekje që t’iu dalim në ndihmë familjeve në nevojë me produkte ushqimore. Punëtorët e kompanisë, sonë kanë grumbulluar disa mjete për familjet në nevojë, gjë që po e shohim dita e ditës sa ka familje të shumta në nevojë të tillë”, është shprehur Enes Parduzi.
“Bereqeti” në Prishtinë shprehet i përkushtuar që edhe në ditët e ardhshme në bazë të mundësive të iu dalë në ndihmë familjeve në nevojë.

Shfaq më shumë në Bereqeti

Shfleto

U vu gurthemeli i xhamisë së re në fshatin Shkabaj të Obiliqit

Prishtinë, më 22 nëntor 2024 Me këndim të tekbireve, sot, pas namazit të xhumasë, u vu gur…