Dërgimi i ushtarëve të FSK-së, në misionin ushtarak jashtë Kosovës
Miratimi i vendimit nga Kuvendi i Kosovës për dërgimin e ushtarëve të FSK-së, për të parën herë në misionin ushtarak për forcimin dhe garantimin e paqes jashtë territorit të Republikës së Kosovës, paraqet një akt historik për vendin dhe popullin tonë.
Rëndësia e këtij vendimi bëhet edhe më e veçantë për faktin se njësitë tona do të jenë në bashkërendim me partnerët tanë amerikan. Andaj, me këtë rast, e gjej të udhës që t’iu shpreh një falënderim të veçantë partnerit tonë strategjik, ShBA-ve, për besimin dhe vlerësimin që kanë treguar ndaj FSK-së dhe ndaj Republikës së Kosovës.
Përgëzoj djemtë dhe vajzat tona që shërbejnë në FSK, si dhe strukturën drejtuese të saj për këtë arritje, e cila vlerësohet lart dhe na bënë krenarë për faktin se kemi arritur që nga një vend që kemi konsumuar siguri, tanimë veç kemi ngritur kapacitete që ofrojnë siguri për të tjerët.
Zoti i ruajt dhe i nderoftë ushtarët tanë!
Myftiu i Kosovës
Naim ef. Tërnava