Prishtinë, 28 dhjetor 2020

Kryetari i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i shoqëruar nga drejtori i Diasporës në Kryesinë e BIK-ut, pritën sot në takim imamin e Qendrës Shqiptare për Integrim, Kulturë dhe Religjion në Lozanë, njëherësh nënkryetarin e Komunitetit Musliman Shqiptar në Zvicër, Fehim ef. Abazin.

Në këtë takim, Myftiu Tërnava e uroi imamin për zgjedhjen si nënkryetar i KMSHZ-së, duke i uruar punë të mbarë dhe të suksesshme. Ai edhe njëherë shprehu gatishmërinë e tij si Myfti, por edhe të institucionit të Bashkësisë Islame të Kosovës, që edhe më tutje të vazhdojë bashkëpunimi i shkëlqyer që kanë BIK dhe diaspora.

Nga ana e tij, imami Abazi, falënderoi Myftiun Tërnava për pritjen dhe për përkrahjen e vazhdueshme dhënë për diasporën në përgjithësi.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Fakulteti i Studimeve Islame promovoi programin e ri “Akademia – Studime Islame dhe Lidership”

Prishtinë, më 2 maj 2024 Fakulteti i Studimeve Islame, ka promovuar sot programin e ri, “A…