Prishtinë, 16 dhjetor 2020
Kryetari i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, sot vizituan ekspozitën “Tirana 100 vjet kryeqytet”, e cila u organizua nga Fondacioni “ALSAR”.
Kryetari i Fondacionit, z. Mehdi Gurra u shpreh tejet i kënaqur me vizitën e Myftiut, duke thënë se njëqind vjetori i Tiranës si kryeqytet nuk i përket vetëm Shqipërisë, por të gjithë shqiptarëve kudo që janë.
Nën shoqërimin e zyrtarit të Fondacionit, z. Saimir Ryshekut, Myftiu Tërnava me bashkëpunëtorët e tij shikuan të gjitha fotografitë, si dhe u njoftuan me historikun e tyre.