Prishtinë, 16 dhjetor 2020

Kryetari i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, priti sot në takim kryetarin e Këshillit të Bashkësisë Islame të  Dragashit Driton ef. Qengaj, i cili shoqërohej nga sekretari i këtij këshilli Nail ef. Halimi.

Myftiu Tërnava falënderoi Këshillin e Bashkësisë Islame të Dragashit për punën që ka bërë gjatë periudhës së pandemisë, e në veçanti për punën e mirë që janë duke bërë me imamët për jetën dhe aktivitetet fetare, si dhe në të mirë të mirëqenies së përgjithshme të popullatës.

Nga ana e tij, kryetari Qengaj e njohu Myftiun me punën e Këshillit në Dragash, me organizimin e jetës fetare, si dhe me vështirësitë e planet e Këshillit për një të ardhme sa më të mirë të të gjithë besimtarëve myslimanë të kësaj komune.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…