Prishtinë, 8 dhjetor 2020
Këshilltari i Myftiut Vedat ef. Sahiti, së bashku me zyrtarin për shërbime fetare pranë Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Abedin ef. Sadriun, pritën sot në takim pune drejtorin e Agjencisë së Statistikave të Kosovës, z. Avni Kastratin.
Në këtë takim u diskutua mundësia e bashkëpunimit mes dy institucioneve, si dhe shkëmbimi i përvojave më të mira për sa i përket regjistrimit të të vdekurve dhe informacioneve të tjera me interes për vendin dhe qytetarët.