Prishtinë, 8 dhjetor2020

Në Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarëve “Let’s Do It Kosova”, njëra ndër organizatat që realizon aktivitete të ndryshme mjedisore vullnetare, ka shpallur vullnetarët e vitit 2020. Në mesin e tyre është përzgjedhur edhe Mihana Goga Bekteshi nga departamenti i Gruas në Këshillin e Bashkësisë Islame në Obiliq. Znj Goga u vlerësua për punën dhe angazhimet e saj vullnetare gjatë kohës së pandemisë.

“Një aktiviste shembull nga komuna e Obiliqit në fushën e ruajtjes dhe mbrojtjes së mjedisit. Mihanen e kemi prezentë pothuajse në çdo aktivitet tonin mjedisor, e ajo nuk ndalon së kontribuuari edhe duke vetëorganizuar aksione vetëdijësuese të pastrimit e duke i bërë pjesë të këtyre organizimeve edhe akterët relevantë të komunës prej nga vjen”, u tha mes tjerash në ceremoninë e ndarjes së mirënjohjeve.

Ndër aktivitetet dhe projektet të cilat ajo ka udhëhequr ose ka marrë pjesë gjatë këtij viti kanë qenë p.sh. Projekti:”Vetëdijesimi i të rinjve për shëndetin dhe ambientin”; sesioni informues me rastin e “Muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit” organizuar nga Bashkësisë Islame në Obiliq në bashkëpunim me komunën, me temën “Të parandalosh dhe të jetosh”; aktivitetet për pastrimin e ambientit nga Departamenti i Gruas pranë Bashkësisë Islame në Obiliq në bashkëpunim me komunën e Obiliqit etj. Ajo gjithashtu ka qenë pjesëmarrëse aktive nëpër programe televizive, si në DTV; TV Teuta dhe T7, për të rritur ndërgjegjësimin e audiencës vendase për kauzat në fjalë.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…