Më 13 nëntor Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës Myftiu Naim ef. Tërnava priti sot n takim drejtorin i Organizatës Human Appeal Inernational Australia (HAIA).z. Bashar al Jamal. Në këtë takim Myftiu Tërnava njohu z.Jamal me historikun, organizimin e jetës fetare dhe punën që bënë Bashkësia Islame e Kosovës në të mië të qytetarëve të vendit. Ai po ashtu tha se deri më tani kanë patur një bashkëpunim shumë të mirë me HAIA duke falënderoi Bashar al Jamal, drejtor i Human Appeal Inernational Australia (HAIA) për kontributin që ka dhënë kjo Organizatë në shumë projekte humanitare në dobi të qytetarëve të Kosovës. Edhe Bashar al Jamal, drejtor i Human Appeal Inernational Australia (HAIA) falënderoi myftiun për pritjen duke potencuar bashkëpunimin shumë të ngushtë që kanë me BIRK-un dhe se edhe në të ardhmen ky bashkëpunim do të intensifikohet në realizimin e projekteve të përbashkëta në të mirë të vendit.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…