Prishtinë, 13 nëntor 2020 

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës Myftiu Naim ef. Tërnava,  me bashkëpunëtorë vizitoi Këshillin e Bashkësisë Islame në Gjakovë. Në pritje të tij ishte kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjakovë dr. Valon ef. Myrta me bashkëpunëtorë. Me këtë rast kryetari Myrta njoftoi Myftiun Tërnava me rrjedhat dhe punën e  jetës fetare KBI të Gjakovës duke u ndalur  në masat që janë duke  aplikuar në parandalimin e shtrirjes së virusit COVID-19  dhe koordinimin e mirë që kanë me organet komunale që bashkërisht të kontribuojnë në këtë drejtim. Ai gjithashtu falënderoi Myftiun Tërnava për përkrahjen e vazhdueshme të Kryesisë së BIRK-ut. 

Kurse nga ana e tij Myftiu Tërnava   shprehu falënderime për  KBI e Gjakovës dhe imamët në terren për punën dhe angazhimin që tregojnë që të jenë në shërbim të plotë të xhematit që amanetin e marr nga Zoti ta qojmë në vend. Ai më tutje premtoi përkrahje të vazhdueshme për Këshillin në realizimin e projekteve të synuara.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Fakulteti i Studimeve Islame promovoi programin e ri “Akademia – Studime Islame dhe Lidership”

Prishtinë, më 2 maj 2024 Fakulteti i Studimeve Islame, ka promovuar sot programin e ri, “A…