Prishtinë, 13 shkurt 2013
Myftiu i Kosovës, Mr Naim Tërnava priti sot në takim pune një delegacion me zyrtar të lartë të Zyrës së BE në Kosovë të kryesuar nga Patrick Schmelzer – zyrtar në seksionin për të Drejtat e Njeriut.
Myftiu Tërnava i falënderoi zyrtarët e BE-së për vizitën në BIK  dhe për angazhimin e BE në Kosove për të ndihmuar Kosovën në të gjitha fazat e shtetndertimit. Myftiu në veçanti i falënderoi ata për interesimin dhe dëshirën e tyre për tu informuar për së afërmi me brengat e shqetësimet e Bashkësisë Islame të Kosovës.

Myftiu Tërnava i njohu mysafirët me gjendjen e të drejtave e  lirive fetare në Kosovë dhe mbi  draft ligjin e propozuar për plotësimin dhe ndryshimin e ligjit për liritë fetare  të miratuar nga Kuvendi i Kosovës  qysh  në vitin 2006, përse Myftiu Tërnava tha : ” Ne si shumicë myslimane  nuk kërkojmë asgjë më shume se  sa pakicat myslimane që gëzojnë të drejtat e tyre në Evrope”.
Ndërsa, Patrick Schmelzer njoftoi Myftiu se zyra e BE-së është e interesuar të njihet me të drejtat e lirive fetare në Kosove  si dhe me opinionet dhe mendimet e liderëve fetare me qellim të adresimit të shqetësimeve  të tyre në Raportin e Progresit.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Hytbeja e Myftiut të Kosovës, Naim ef. Tërnava, e mbajtur me rastin e festës së Fitër Bajramit

Familja Sot është ditë feste, ditë gëzimi, ditë mëshire e shpërblimi, ngase të gjitha adhu…