Ballina Njoftime Bashkësia Islame e Kosovës organizon tubimin e zeqatit dhe sadakatul-fitrit

Bashkësia Islame e Kosovës organizon tubimin e zeqatit dhe sadakatul-fitrit

Bashkësia Islame e Republikës së Kosovës, sikurse edhe viteve të kaluara edhe këtë vit organizon tubimin e zeqatit dhe sadakatul-fitrit.

Tubimi i tyre bëhet në zyrat e këshillave të Bashkësisë Islame të Kosovës, në secilën xhami të Kosovës dhe në adresën bankare:

Banka: NLB-Prishtina
Account no. & IBAN: XK05 1700200100103672
SWIFT Code (BIC): NLPRXKPR
Adresa: St. Ukshin Hoti 124,
10000 Prishtinë, Republic of Kosovo

Çmimi i sadakatul-fitrit për këtë vit është 2, 3, 5 dhe 10 euro.

Po ashtu, Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, duke u mbështetur në mësimet e shkollës juridike hanefite dhe në praktikën e aplikuar në vendin tonë, ka marrë vendim që, sasia e nisabit për obligueshmërinë e dhënies së Zekatit, të llogaritet në bazë të çmimit aktual të arit në bursën ndërkombëtare dhe në bazë të çmimit të tij në vendin tonë. Prandaj, sasia e nisabit për territorin e Republikës së Kosovës për vitin 2018 është 3.050 euro.
Gjithashtu, i njoftojmë të gjithë të interesuarit se fidja (fidjetu taamul miskin) për sivjet është jo më pak se 2 euro.

 

Shfaq më shumë artikuj të ngjashëm
Shfaq më shumë në Njoftime

Shfleto

Mundësi aplikimi për bursë studentore

Bashkësia Islame e Kosovës, në bashkëpunim me IDB- Bankën Islame për Zhvillim, me seli ne …