Në prag të muajit të madhëruar të Ramazanit,të premten (6 korrik 2012), në Gjilan në lagjën “Dardania” në një manifestim rasti u përurua xhamia e re në të cilën morën pjesë besimtarë nga Gjilani si dhe të ftuar të tjerë.
Në këtë manifestim qenë të pranishëm edhe  sekretari i Kryesisë së BIK, Resul Rexhepi, dr. Fahrush Rexhpi – anëtar i Kryesisë, kryeimami, Sabri Bajgora, përgjegjësi i veprimtarisë botuese, Ahmet Sadriu, pastaj përfaqësues të këshillave të BI, si dhe udhëheqësit e KBI së Gjilanit më në krye  me Mustafë ef. Bajramin.

 

{jathumbnail}Nën përcjelljen e tekbireve të të pranishmëve, shiritin e përurimit bashkërisht e prenë sekretari i kryesisë së BIK, h. Resul ef. Rexhep dhe kryetari i KBI të Gjilatit, Mustafë ef. Bjarami.
Për rolin dhe rëndësinë që ka xhamia në shoqëri me një fjalë rasti të pranishëmve iu drejtua, Resul efendiu Rexhepi, i cili tha se xhamia është vend i adhurimit, vend i ibadeti e unitet, vend ku edukohet e arsimohet popullata.
Rëndësia e xhamisë në historinë e myslimanëve ka qenë vendimtare në ruajtën e uniteti e kompaktësisë, si dhe në zhvillimin kulturor shpirtërorë e arsimor- tha ndër të tjerat Resul ef. Rexhepi.
Hytben e xhumasë e mbajti, kryeimami Sabri ef. Bajgora, ndërsa namazit të xhumasë, i priu Mustafë ef. Bajrami-i cili edhe është emëruar imam në këtë xhami.
Nevoja për xhami në lagjen “Dardania” ka qenë e kamotshëm, mirëpo kjo u bë e mundur vetëm pasi Kuvendi komunal i Gjilanit ndau truallin për xhami. Lagja  “Dardania” është më e madhe dhe më e urbanizuara në Gjilan, ndërtimi i xhamisë në një farë mënyre e kompleton këtë lagje me infrastrukturë publike.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava u prit në takim nga sekretari gjeneral i Ligës së Botës Islame RABITA, dr. Muhamed Abdulkerim al Isa

Prishtinë, më 23 prill 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërna…