Telegramurimi
Prishtinë, 10 janar 2008
    
Nga: Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava
  
Për: Presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu
   

Telegramurimi

 
I nderuar zotni president, 
Me rastin e rizgjedhjes suaj në postin e presidentit të Kosovës pranoni urimet dhe përgëzimet e mia më të sinqerta.
Zotni president shpresoj që ju sikur edhe deri tani do të jeni  faktor unifikues  i spektrit politik e institucional të Kosovës.
Zotni president duke u uruar për mandatin e ri shpreh bindjen time se rizgjedhja e juaj në këto momente historike për Kosovën është një hap që tregon pjekurinë e forcave politike për institucione të fuqishme e të konsuliduara.
Duke ju uruar shëndet në jetë, ju dëshiroj sukses në detyrën tuaj.
  
Me respekt, 
Myftiu i Kosovës,

Mr. Naim Tërnava