|

Në iftarin e shtruar mbrëmë, 6 gusht, nga Këshilli i Bashkësisë Islame të Prishtinës, qe i pranishëm edhe Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava me bashkëpunëtorë, kryeministri i vendit z. Hashim Thaçi, që shoqërohej nga ministrat Mahir Jakxhilar e Ferid Agani, pastaj drejtori i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, komandanti i FSK, Gjeneral Kadri Kastrati, deputetë të Kuvendit të Kosovës, përfaqësueset të spektrit politikë si dhe shumë personalitete nga jeta akademike, kulturore, imamë të Prishtinës e rrethinës, artist, gazetar e shumë të ftuar të tjerë.
Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame të Prishtinës, Bahri Sejdiu,
pasi i përshëndeti të pranishmit tha se ky iftar është iftar i
bashkimit, respektit e unitet tonë.
Ndërsa, Myftiu Tërnava në fjalën e tij përshëndetëse një pjesë të saj ia
kushtoj vlerës që ka muaji i madhërishëm i Ramazanit, për çka tha:
"Muaji i Ramazanit është muaj i Kuranit, muaj në të cilin i madh Zot e
zbriti kryemrekullinë hyjnore-Kuranin Famëlartë. Në këtë muaj siç dihet
kanë ndodhur ngjarje të mëdha me rëndësi të veçanta, siç është Beteja e
Bedrit -ku besimtarët triumfuan ndaj jobesimtarëve, pastaj është Nata e
Kadrit në të cilën Zoti e zbriti Kuranin. Në këtë muaj ka ndodhur
çlirimi i Mekës etj, të gjitha këto e kthyen për së mbari historinë e
ndritshme islame që ndikoj në tërë botën".
Më tutje Myftiu u ndal edhe te angazhimet që duhet t'i ketë shoqëria
jonë në raport me fenë e vendin për se u shpreh: "Edhe ne në Kosovë, duhet dhe ju
ftoj që të angazhohemi edhe më shumë që të ruajmë vlerat tona
tradicionale islame, të angazhohemi për avancimin e çdo gjejë që është e
mirë, të punojmë për fenë tonë, të punojmë për kombin tonë, të punojmë
për Kosovën tonë, ku i madhi Zot na ka krijuar dhe neve na ka obliguar që
ne të punojmë këtu. E kemi për obligim që të ta forcojmë identitetin
fetar te kombi ynë dhe e kemi obligim që të punojmë e ta forcojmë
shtetin tonë për krijimin e të cilit u flijuan shumë bashkëkombës tanë".
|