|
Tribunė nė Prishtinė kushtuar Israsė e Miraxhit |
|

Me rastin e natës së madhe të Isras dhe Miraxhit, të enjten më 14 qersor, Departamenti i të Rinjve i BIK-ut në bashkëpunim me Këshillin e Bashkësisë Islame të Prishtinës organizuan tribunë kushtuar kësaj nate të madhe. Tribuna u mbajt në ambientet e Pallatit të sporteve “ Sallën e Kuqe” duke filluar nga ora 18:00
Të pranishmëve në emër te Këshillit të Bashkësisë Islame të Prishtinës dhe Departamentit të Rinjve në fillim u drejtua Kryeimami i Këshillit të Prishtinës Burhan Hashani.
Ndërsa, për vlerën dhe rëndësinë e israsë dhe miraxhit
ligjëruarn Dr. Sulejman Osmani -profesor në Fakultetin e Studimeve
Islame dhe Mr . Jakup Çunaku -profesor në medresenë e mesme Alauddin të
Prishtinës.
Këtë Program e begatuan edhe nxënësit e Medresesë se Mesme Alauddin
fitues në garat ndërkombëtare të gjuhës arabe ne Turqi, të cilët me një
paraqitje shumëmbresëlënëse u përkujdesën për freskimin e të
pranishmëve.
|