Bashkėsitė islame shqiptare takim pune nė Prishtinė

Me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë-
Bashkësitë islame shqiptare takim pune në Prishtinë

Përfaqësues të tri bashkësive fetare islame në trevat shqiptare, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, Bashkësia Islame e Kosovës dhe Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë, me dt. 8 Maj 2012, kanë zhvilluar mbledhjen e radhës të përbashkët në selinë e Kryesisë së Bashkësinë Islame të Kosovës në Prishtinë, në lidhje me aktivitetet që do të organizojnë këto bashkësi me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë gjatë vitit 2012.

Përfaqësuesit e Bashkësisë Islame të Kosovës, përfaqësuesit e Bashkësisë Islame të Maqedonisë, si dhe përfaqësuesit e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë në takimin paraardhës zhvilluar në Tiranë kanë ngritur gjithashtu një Këshill Organizativ, i cili do të merret me organizimin e punëve, projekteve dhe aktiviteteve që komunitetet fetare do të zhvillojnë në këtë vit jubilar. Këshilli Organizativ përbëhet nga: Ali Zaimi, Kancelar i KMSH-së, Resul Rexhepi, Sekretar i përgjithshëm i BIK, Afrim Tahiri, Sekretar i përgjithshëm i  BIM, si dhe dy anëtarë të tjerë nga secila bashkësi. Ky këshill do të drejtohet nga z. Ali Zaimi, i cili u propozua nga Bashkësia Islame e Kosovës dhe u miratua nga i gjithë Këshilli.

Shtyp mbi foto pėr t'u hapur!
Shtyp mbi foto pėr t'u hapur!
Shtyp mbi foto pėr t'u hapur!
Shtyp mbi foto pėr t'u hapur!
Shtyp mbi foto pėr t'u hapur!

Në takim u diskut për përgatitje që janë bërë  deri më tani nga tri komunitet . Trupi punues diskutoj edhe për formatin e konferencës, temën bosht, moton, si dhe kohen dhe vendin e mbajtës së konferencës. Trupi punues vlerësoi se përgatitej për konferencën janë në dinamikën e paraparë. Trupi po ashtu miratoi dinamikën e punës deri në takimin e radhës që prit të mbahet në Shkup.
Në Prishtinë të tri  delegacionet janë pritur nga Myftiu i Kosovës, Mr. Naim ef. Tërnava, i cili ka vlerësuar punën e këtij komisioni, duke theksuar edhe mbështetjen e tij për çdo aktivitet të përbashkët të bashkësive islame shqiptare në rajon. Delegacionet kanë vizituar gjithashtu edhe Fakultetin e Shkencave Islame të Prishtinës, ku janë pritur nga dekani i këtij fakulteti Dr. Qazim Qazimi, i cili i ka njohur ata me fakultetin, duke i prezantuar punën dhe veprimtarinë akademike të zhvilluar në këtë qendër islame të dijeve.