Urimi i Myftiut tė Kosovės pėr besimtarėt dhe qytetarėt e Kosovės me rastin e Fitėr-Bajramit
Prishtinë, 29 gusht 2011

Të nderuar besimtarë!

Vëllezër e motra!

Nesër është dita e parë e Fitër - Bajramit, ndaj kam kënaqësinë dhe privilegjin që në emër të KBIRK, dhe në emrin tim t’ju uroi festen e Fitër - Bajramit me urimet dhe përgëzimet më të mira, duke e lutur Krijuesin fuqiplotë të ketë pranuar agjërimin, ibadetet dhe adhurimet tona që i kemi kryer vetëm për Zotin edhe gjatë këtij muaji të agjërimit. Ndaj me të drejt festojmë dhe shohim fytyra të buzëqeshura përplot dashuri e sinqeritet ndaj Krijuesit, ngase kemi përmbushur edhe një prej shtyllave të Islamit, dhe me të drejt shpresojmë në shpërblimet e Allahut.

Agjėrimi i muajit tė Ramazanit, ishte elementi mė thelbėsor i dashurisė ndaj Zotit, ishte ndriēimi mė rrezatues, forcė e madhe e cila arriti ti rezistoi ēdo force negative dhe tė kapėrcej ēdo forcė tjetėr. Duke lartėsuar shpirtin dhe pėrgatitur atė pėr udhėtim drejt amshimit. E kjo ndjenjė nė vazhdimėsi gjeneron dashuri, dhe ērrėnjosė ēdo ndjenjė personale tė urrejtjes dhe smirės, dhe i bėnė zemrat e tyre burim dashurie dhe altruizmi. Synimi i agjėrimit tė muajit tė Ramazanit ishte edhe pastrimi i shpirtrave, nga urrejtja, xhelozia, egoizmi, pangopėsia, dhe tė gjitha veprat e liga. Agjėrimi besimtarėt i ngriti nė shkallė tė lartė tė devotshmėrisė duke i udhėzuar nė vepra tė mira, solidaritet mes njerėzve, respekt ndaj njėri tjetrit. Muhamedi a.s. thotė: “Kush agjėron Ramazanin me besim dhe vetė llogaritje tė sinqertė do ti falė tėrė ēka ka gabuar mė parė.” Tė nderuar besimtarė! Zoti e krijoi universin si njė manifestim tė dashurisė sė Tij pėr krijesat e Tij nė veēanti pėr njerėzimin, dhe islami u bė struktura mbi tė cilėn u thur kjo dashuri. Ndaj unė si Myfti i Republikės kėrkoi nga ju qė tė shprehni dashurin e respektin ndaj vėllezėrve dhe motrave tanė, tė cilėt kanė nevojė pėr dorėn e ndihmės, kėrkoi nga ju qė tė begatoni sofrat e skamnorėve tė jetimėve tė gjithė atyre qė janė nė nevojė, tė solidarizohemi me ta, tė forcojmė vlerat e kėsaj feste, qė edhe fėmijėt e tyre tė gėzohen e ti bėjmė tė lumtur nė kėtė festė madhėshtore, ngase kėtė ditė festojnė njerėzit nė tokė e engjėjt nė qiej, ngase ēdo gjė sot shpreh dhe premton mėshirė e solidaritet. Sa mė shumė besimtarėt tė tregojnė mėshirė e solidaritet ndaj tė varfėrve aq mė shumė do tė lartėsohen, ngase mėshira e ndihma nuk mund tė ndahen nga virtyti e as virtyti nga mėshira. Islami pėrhap dashuri, respekt, harmoni dhe kėnaqėsi te tė gjithė ata qė jetojnė pran tij. Tė nderuar qytetarė tė Kosovės! Le tė jetė edhe kjo festė e Fitėr - Bajramit stimulim pėr zemrat e shpirtrat tanė, pėr pėrkushtimin dhe forcimin e besimit drejt shkallėve tė larta tė devotshmėrisė, tė tillėt janė ata qė i qėndrojnė me pėrkushtim Islamit, qė i druhen Allahut, qė tregojnė respekt tė madh pėr vlerat shpirtėrore, dhe qė janė tė mbushur me zell e dashuri. Edhe njėherė si Myfti Republikės sė Kosovės, mė lejoni t'ju shpreh urimet dhe pėrgėzimet mė tė sinqerta pėr festėn e Fitėr - Bajramit, tė gjithė vėllezėrve e motrave tanė si nė Kosovė e brenda trojeve tona etnike dhe atyre nė mėrgatė, duke lutur Allahun qė mėshira, begatia e Tij tė jetė mbi familjet tona nė vazhdimėsi. Amin! Myftiu i Kosovės Mr. Naim Tėrnava