Nė Medrese

 

Manifestim kushtuar datëlindjes së Muhamedit a.s.
Të enjten më 25 shkurt 2009, me rastin e datëlindjes së pejgamberit Muhamedit a.s., në Medresenë e mesme “Alaudin” në Prishtinë u mbajt manifestim kushtuar 12 rebiul evelit, datëlindjes ku u kujtua personaliteti i pejgamberit, Muhamedit a.s..
Në këtë manifestim, përpos nxënësve dhe profesorëve të medresesë, qenë të pranishëm edhe mysafirë të ftuar si përfaqësues nga Kryesia e BIK, organizata “Tika”, pastaj shoqatës “Wakful Islam” etj.

Fillimisht të pranishmëve iu drejtua drejtori i medresesë, Bahri ef. Simnica, i cili pasi përshëndeti të pranishmit, tha se ndihet i privilegjuar që sot jemi tubuar për të kujtuar personalitetin e ndritur të njerëzimit pejgamberin Muhamedin a.s.
Këtu sot ne kujtojmë pejgamberin. Muhamedin a.s. të cilin i Madhi Allah e zgjodhi për pejgamber, dhe e ngarkoj me shpalljen e Kuranit për ta bartur te ne deri në kiamet.
Ndërsa në emër të Kryesisë së BIK të pranishmit i përshëndeti Ahmet Sadriu, i cili pasi që i përgëzoj nxënësit dhe këshillin edukativo arsimor të medresesë me rastin e datëlindjes së pejgamberit Muhamedit a.s.. Ahmet efendiu tha se është kënaqësi që të jesh i pranishëm në një manifestim të tillë ku kujtohet jeta, shëmbëlltyra dhe tradita e të dërguarit të Allahut, Muhamedit a.s.
Megjithëqë kremtimi dhe manifestimi i datëlindjes së Muhamedit a.s. tek ne ka një traditë të gjatë 6 shekullore, manifestimi i sotëm është i një rëndësie krejt të veçantë ngase është përgatitur nga nxënësit e medresesë, që siç shihet me një përkushtim të lartë në forma të ndryshme kanë shprehur dashurinë e tyre ndaj pejgamberit a.s. ne sot këtu pamë poezi kushtuar pejgamberit, pamë vizatime e piktura me motive islame gjë që flet për nivelin e lartë kreativ të nxënësve të kësaj vatre edukativo arsimore.
Një manifestim i tillë është treguesi i mirë i të arriturave arsimore të një shkolle, e për këtë ne të gjithë jemi krenar. Edhe njëherë u uroj për këtë organizim madhështor në kujtim të Muhamedit a.s.
Më pas kori i nxënësve të medresesë për të pranishmit shfaqi një program të pasuar me iliahi, poezi, e recitale kushtuar pejgamberit Muhameit a.s.
Programi i Korit nga të pranishmit u përcoll me një vëmendje e interesim të madh.
Në fund të manifestimit, drejtori i medresesë u ndau nga një dhuratë nxënësve më të mirë të çdo klase, ndërsa organizatës “Tika” i ndau mirënjohje për bashkëpunim e mbështetje të Medresesë.
Pas programit të pranishmit vizituan edhe ekspozitën që nxënësit kishin përgatitur me piktura e vizatime të punuar në teknika të ndashme, ndërsa motivet të lidhura me jetën e pejgamberit si motive nga Meka, Medina, Kudsi, pastaj ajete nga Kurani etj.
Do theksuar se aktiviteti kushtuar kësaj date në medrese ka pasuar gjatë tërë javës me moton “Ti je shembulli ynë”