|
Mbahet Konferenca e 7-tė e Kėshillit Islamik tė Euro-Azisė |
|
 PËR UNITET EDHE MË TË THEKSUAR TË MYSLIMANËVE Nga data 12-15. 05. 2009 në Stamboll u mbajt Konferenca e 7-të e rregullt e Këshillit Islamik të Organizatës së Shura Euro-Azisë. Këshilli Euro-Aziatik është themeluar më 1995 me qëllim ti afrojë sa më shumë të gjitha vendet, të cilat historikisht i përkasin rrethit kulturor islamo-osman. Pra, fjala është për Këshillin Islam Ndërkombëtarë të cilin e përbëjnë myftinjtë nga Bashkësitë Islame të Euro-Azisë, bashkësi të cilat nga aspekti i akaidit (doktrinës islame) i përkasin shkollës Maturidije, kurse në Fikh (të drejtën islame) ndjekin shkollën Hanefite.
Besimtarët e këtyre shteteve kryesisht i lidh historia, feja dhe kultura e përbashkët, e të cilat bashkësi kanë një emërues të përbashkët: paqe, vëllazërimi, këmbimi i përvojave dhe informacioneve me qëllim të ndërtimit të një ardhmërie më të ndritur. Në këtë Konferencë morën pjesë mbi 100 autoritete dhe punëtorë shkencorë nga 42 shtete Evro-Aziatike. Temë qendrore e kësaj konference ishte “Burimet e njohurive dhe rivendosja e dialogut ndërfetarë duke iu qasur nga shumë këndvështrime e pa mos i anashkaluar edhe problemet aktuale të shteteve anëtare të organizatës.” Konferenca u hapë solemnisht me një ashere nga Kurani, pas së cilës u dha një film dokumentar, e për të vazhduar më pas me fjalë rasti nga Prof. Dr. Ali Bardakogly-kryetar i DIJANET-it të Turqisë, i cili falënderoi delegacionet për pjesëmarrjen e tyre në këtë konferencë. Pas tij, fjalë rasti mbajti z. Talgat Safa Tacuddin –kryetar i Qendrës së myslimanëve të Rusisë. Ndërkaq, në emër të delegacioneve pjesëmarrëse organizatorin e Konferencës e Përshëndeti Mr. Naim Tërnava –kryetar i Kryesisë së BI-së të Kosovës. Me një fjalë rasti u paraqit Mr. Faruk Çelik- Ministër Shteti i Republikës së Turqisë. Në fund të këtyre paraqitjeve, me një fjalim shumë emocionues dhe përmbajtjesor u paraqit z. Rexhep Tajib Erdogan - kryeministër i Turqisë, i cili ndër të tjera tha: “Qeveria e Turqisë dhe jo vetëm ajo, sot presim nga ju- dijetarë të nderuar- të ofroni përgjigje adekuate përkitazi me çështjet aktuale që po e mundojnë tërë botën. Jam i gatshëm që sipas alternativave që ju, si dijetarë të ymmetit, do ti ofroni, unë dhe qeveria ime ti vëmë në praktikë, madje deri tek çështjet ekonomike të cilat sot botën e kanë preokupuar për shkak të krizës ekonomike globale”. Ai më pas falënderoi delegacionet për pjesëmarrjen e tyre në këtë Konferencë. Duke e shpallur konferencën të hapur, përmbylli fjalimin e tij, dhe në mënyrë simbolike e hapi edhe faqen e re të internetit të cilën DIJANET-i i Turqisë e ka përgatit për këtë qëllim (www.avrasya-is.org). Delegacioni i Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës përbëhej nga Myftiu Naim Tërnava-kryetar, Doc. Dr. Rexhep Boja –dekan i FSI-së dhe Resul Rexhepi-sekretar i Kryesisë. Konferenca punimet i zhvilloi në gjashtë seancave plenare, ku u diskutua edhe për pozitën e institucioneve fetare të shteteve pjesëmarrëse dhe qëndrimin e tyre karshi burimeve të njohurive fetare, pastaj për mjetet e prodhimit si dhe për rifreskimin e njohurive fetare e të ngjashme. Në ditën e tretë të konferencës, me kumtesa u paraqitën edhe titullarët e gjashtë universiteteve islame në mesin e të cilëve edhe dr. Rexhep Boja, i cili foli për FSI-në dhe dimensionet shkencore për të cilat ky fakultet angazhohet. Konferenca u përmbyll me miratimin e konkluzave nga pjesëmarrësit. Pas mbarimit të punimeve të Konferencës, sipas programit të organizatorit, pjesëmarrësit e falën namazin e xhumasë në xhaminë monumentale “Sultan Ahmet” me ç’rast, ligjëratën para namazit e mbajti dr. Ali Bardakoglu-nikoqir i Konferencës, kurse hytben e xhumasë, myftiu i Fatih-ut. Pas namazit të xhumasë, mysafirët u takuan me një numër të madh të xhematlinjëve, për të cilët kjo ishte një surprizë shumë e mirëpritur. Për pjesëmarrësit e Konferencës në ambientet e Top-Kapi - së Valiu i Stambollit shtroi drekë solemne. |