| Nga aktiviteti i Kryesisė sė BI nė terren me rastin e muaji tė madhėruar tė Ramazanit |
Në kuadër të aktiviteteve që ka ndërmarr Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës me rastin e muajit të madhëruar të Ramazanit, ndër të tjerat është edhe vizita në terren për se Kryesia me koha ka përgatitur një elaborat të detaizuar ku përfshin të gjithë Këshillat vendor të BI të Kosovës. Për këtë qëllim Kryesia, respektivisht kryeimami ka formuar një ekip prej 30 vetash ku janë angazhuar kuadrot nga Kryesia, Fakulteti i Studimeve Islame të Prishtinës si dhe nga Medreseja të cilët do jenë në terren respektivisht nëpër xhami anë e kënd Kosovës ku do të ligjërojnë tema kushtuar ramazanit, zekatin e sadakatu- fitrit, do të mbajnë hytbe dhe do të falin namazet e xhumave a të teravive. Në bashkëpunim me këshillat vendor do të bëhet sistemimin nëpër xhamitë apo nëpër aktivitete të tjera si tryeza, tribuna apo paraqitje qoftë në mediat qendrore qoftë në ato lokale. Këtë të premte që ishte e parë e muaji të madhërishëm të Ramazanit, përfaqësuesit e Kryesisë dhe të institucioneve të saja qëndruan në 7 këshilla, me ç’rast u mbajte hytbe tematike kushtuar muajit të madhëruar të Ramazanit. Në Prishtinë ishe vetë Myftiu Naim efendi Tërnava i cili mbajti Hytben në Xhaminë “Sulltan Murat” (Xhamia e Çarsishë) (hytben e myftiu Tërnava të xhiruar do e editojmë komplet). Ndërsa sekretari i Kryesisë Resul Rexhepi i shoqëruar nga Qemajl Morina, Xhabir Hamiti e Sali Jashari ishin në Prizren, kryemami Sabri efendi Bajgora i shoqëruar nga Ahmet Sadriu e Fahrush Rexhepi në Viti. Në Drenas ishin Ekren Simnica i shoqëruan nga Rexhep Luma e Zija Abdullahu, ndërsa në Mitrovicë Bahri Simnica, Jakup Çunaku e Muharrem Tërnava, në Skenderaj qenë Kasim Gërguari, Rrahim Aliu e Fadil Hasani, kurse në Gjakovë ishin Fitim Flugaj, Ahmet Rama, Shemsi Rrahimi e Agim Gashi. Dalja në terren dhe komunikimi i drejtpërdrejt me xhemati është një traditë e kamotshme e Kryesisë së BI që e realizon në këtë muaj. Në çdo vend, në çdo xhami përfaqësuesit e Kryesisë së BI dhe të institucioneve të sajë janë pritur mirë nga xhemat, që ka qenë një freski për ta. Krah aktivitetit që zhvillon Kryesia në nivel qendror, këtë muaj një aktivitet të dendur në terren e kanë edhe këshillat vendor ku organizojnë tribuna tematike, pastaj derse nëpër xhami dhe vizta të ndryshme nëpër xhemate. |