Pėr profesorėt e medresesė kurs trajnues pėr didaktikė e metodologji
Nga medreseja
Image
Me qëllim të ngritjes profesional të kuadrit arsimor në aspektin metodologjik dhe atë didaktik, nga 11-18 qershor 2008, 16 profesorë të medresesë kanë ndjekur kursin trajnues për didaktikë dhe metodologji bashkëkohore.
“Qëllimi i trajnimit ishte që mësimdhënësit tanë të njihen më praktikat bashkëkohore në metodologjinë e mësimdhënies, dhe mendoj që kurset e tilla janë të nevojshme për profesorët tanë”-na tha drejtoi i Medrese së mesme “Alaudin” të Prishtinë Ekrem ef. Simnica.
 Drejtori më tutje tha se ky është vetëm niveli i parë i kursit për metodikë dhe didaktikë, andaj para fillimi të viti shkollor medrese do organizoj edhe nivelin e dytë që sado pak të jetë një rifreskim për mësimdhënësit e medrese.”
Me rastin e përfundim të trajnimit me 20 qershor u bë një solemnitet rasti ku pos profesorëve, trajnerit Imirudin Trinaku, qenë të pranishëm edhe drejtori i medresesë Ekrem Simnica si dhe kryeimami i BI të Kosovës Sabri ef. Bajgora i cili solemnisht profesorëve që kishin ndjekur kursin ua ndau certifikatën për kryerjen e kursit.