 Në Prishtinë, ka nisur për të parën herë “Festivali i Ramazanit 2008”, ku gjatë gjithë muajit të Ramazanit do të kenë mundësi që nevojtarët të bëjnë iftar në platonë e Pallatit të Rinisë në Prishtinë. Për këtë qëllim është ngritur një tendë që ka kapacitet prej 1000 ulësesh, çka do të thotë që për çdo natë gjatë ramazanit do të mund të bëjnë iftar në këtë vend 1000 persona. Pos nevojtarëve, një organizim i tillë është i mirëseardhur edhe për nxënës e studentë si dhe për punëtorët që i zë koha e iftarit në Prishtinë. Ky organizmin është bërë nga Bashkësia Islame e Kosovës në bashkëpunim Shoqatën qeveritare turke “TIKA” si dhe me disa organizata joqeveritare nga Kosova e Turqia si dhe është mbështetur e përkrahure dhe disa ndërmarrje e afarist ku duhet veçuar: “ÜLKER,” “ABI”, “TEB”, “BKT”, “VITAMINKA”, “BUÇAJ” etj. Në iftarin e parë qe i pranishëm edhe Myftiu i Kosovës. Mr. Naim Tërnava i cili në fjalën e tij, pasi ua uroi agjërimin të pranishmëve, falënderoi të gjitha ata që ndihmuan për këtë organizim. Në iftar qe i pranishëm edhe ambasadori i Turqisë në Kosovë Musatafa Sarniç, pastaj përfaqësues të KOFR-it e policisë turke që janë me mision në Kosovë si dhe të ftuar të tjerë.
|
|
Mė shumė...
|
|
|
Prishtinë, 31 gusht 2008 Mesazhi i Myftiut të Kosovës, mr. Naim Tërnava me rastin e fillimit të muajit të madhëruar të Ramazanit
Vëllezër e motra besimtarë! Nesër është dita e parë e Ramazanit, andaj më lejoni që në emër të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, në emër të institucioneve të saja dhe në emrin tim personal, të gjithë besimtarëve Islam t'ua uroj fillimin e këtij muaji të shenjtë, duke e lutur Allahun Fuqiplotë që të na e pranojë agjërimin dhe të gjitha ibadetet që i bëjmë për t’a arritur kënaqësinë e Tij. |
|
Mė shumė...
|
|
Prishtinë, 29 gusht 2008  Myftiu i Kosovës, mr. Naim Tërnava ka pritur sot në selinë e Kryesisë së BI të Kosovës dijetarin e alimin e madh shqiptar me famë botërore, Shuajb Arnautin, i cili këto ditë po qëndron për vizitë në Kosovë. Dijetari e alimi i madh shqiptar, shejh Shuajb Arnauti është me origjinë nga Shkodra, i cili jeton e vepron prej kohësh në Aman të Jordanisë, ku ka dhënë një kontribut të madh në fushën e shkencës së Hadithit. Puna dhe rezultatet e arrituar në këtë fushë shejh Shuajb Arnautin e kanë bërë një ndër njohësit më të mirë të shekullit 20 në këtë shkencë, për çka është i njohur në tërë Botën Islame. |
|
Mė shumė...
|
|
 Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj pas takimit me Myftiun Tërnava: "Bashkësia Islame e Kosovë gjatë gjithë këtyre viteve ka rrugëtuar me Kosovën në mënyrën më të mirë"
Myftiu i Kosovës sot ka pritur në selinë e Kryesisë së BI të Kosovës në Prishtinë, kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ish-kryeministrin Ramush Haradinaj me bashkëpunëtor, të cilit pas falënderimit për pritjen Myftiut Tërnava i uruan fillimin e muajit të madhëruar të Ramazanit. Në takim Myftiu Tërnava dhe kryetari i AAK-së Haradinaj biseduan për shtimin e bashkëpunimit të dy institucioneve për të mirën e Kosovës. |
|
Mė shumė...
|
|
Prishtinë, 25 gusht 2008 Myftiu i Kosovës mr. Naim Tërnava ka takuar sot në Prishtinë sekretarin e shtetit të Turqisë Mustafa Said Jaziciogu me të cilin biseduan për zhvillimet në Kosovë pas pavarësisë së vendit. Myftiu Tërnava e ka falënderuar sekretarin e shtetit turk për përkrahjen e parezervë që ka dhënë qeveria dhe populli turk për Kosovën si para ashtu edhe pas pavarësisë së vendit. |
|
Mė shumė...
|
|
Prishtinë, 23 gusht 2008
“Bota perëndimore na ka ndihmuar në themelimin e shtetit, ndërsa nga bota islame presim që të na ndihmoj forcimin e shtetit në arenën ndërkombëtare”
Myftiu i Kosovës Mr. Naim Tërnava ka pritur sot në selinë e Kryesisë së BI të Kosovës në Prishtinë disa pjesëmarrës të konferencës “Kosova dhe Bota arabe” do të mbahet të hënën në Prishtinë të prirë nga Omer Kosh dhe Xhemal El- Barudin. Mysafirët nga shtet arabe në bisedë me Myftiun janë interesuar për historinë e krijimit të shtetit të Kosovës. Myftiu Tërnava mbajtjen e konferencës e ka cilësuar si një rast të mirë që të shtohen kontaktet në mes shteteve islamike dhe Kosovës. |
|
Mė shumė...
|
|
Të mërkurën, më 20 gusht 2008, para namazit të drekës në xhaminë e lagjes “Arbëria” në Gjilan 11 vijues të mësimbesimit tek imami Iljaz ef. Mustafa bënë duan e hatmes. Në këtë manifestim qe i pranishëm edhe kryeimami i Kosovës Sabri ef. Bajgora, përfaqësuesit e këshillit të BI-së së Gjilanit me në krye Ilmi ef. Krasniqin, përfaqësues të KBI së Kamenices, imamë e alimë nga Anamorava, xhamatlinjë, prindër të vijuesve të mësimbesimit si dhe të ftuar të tjerë. |
|
Mė shumė...
|
|
|