Bashkėsia Islame e Kosovės

Ajet kuranor:

3:119. Ja, ju (muslimanė) jeni qė i doni ata, e ata nuk u duan juve. Madje ju i besoni librat nė tėrėsi (tė gjitha shpalljet), e kur ju takojnė thonė: “Ne kemi besuar”! E kur veēohen, ata nga mllefi kundėr jush grisin majet e gishtėrinjve. Thuaju: “Vdisni me atė mllef tuajin”! All-llahu e di shumė mirė se ēka mbajnė (tė fshehtat) zemrat e tyre.

Myftiu u prit nga princi saudit Fejsal dhe ministri pėr Ēėshtje Fetare sheiku Salih Bin Abdul Aziz Printoni E-mail
Prishtinë, 22 janar 2008
   
ImageMyftiu Naim Tërnava u prit dje në oborrin mbretërorë të Arabisë Saudite nga  princi Fejsal ibn Abdul Aziz, i cili njëherësh është edhe kryetari i Gjysmëhënës së Kuqe të Arabisë Saudite.
Me këtë rast myftiu Tërnava në emër të popullit të Kosovës ka falënderuar Mbretërinë e Saudisë për ndihmën që ka dhënë Gjysmëhëna e Kuqe për popullin e Kosovës.
Myftiu i ka thënë princit saudit se populli i Kosovës nuk do të harroj ndihëm që ka dhënë  Mbretëria juaj si gjatë  ashtu edhe pas luftës për Kosovën dhe popullin e saj.
Princi  Fejsal i premtoi Myftiut Tërnava që Gjysmëhëna e Kuqe edhe në të ardhmen do të jetë pranë popullit të Kosovës me projekte të ndryshme. Në takim Myftiu i ka kërkuar princit Fejsal që Mbretëria e Saudisë të përdor autoritetin e saj tek shtetet e Botës Islame që në bllok të njohin pavarësinë e pritshme të Kosovës.
Po ashtu sot, myftiu Tërnava është pritur edhe nga ministri për Çështje Fetare sheiku Salih bin Abdulaziz Al Sheikh.
Myftiu Tërnava e njohu ministrin me gjendjen, historikun, dhe  planet e bashkësisë islame të Kosovës për të ardhmen.Image
Myftiu ka shpreh interesimin për thellimin e bashkëpunimit në mes institucioneve të Ministrisë se Çështjeve Fetare të Saudisë dhe atyre të Bashkësisë Islame të Kosovës në fushën e arsimit, edukimit, bamirësisë etj.
Myftiu i ka kërkuar ministrit Suadit financimin e ndërtimit të  një qendre fetare e kulturore në Prishtinë.
Dy bashkëbiseduesit u dakorduan për shtimin e bashkëpunimit në mes dy institucioneve respektive, madje së shpejti do të nënshkruhet një memorandum mirëkuptimi.
 Gjatë takimeve që pati dje e sot me zyrtarët e lartë të Mbretërisë së Saudisë, Myftiu Tërnava u  bëri ftesë që të vizitojnë Kosovën.
Në ditën në vijim pritet që Myftiu të ketë edhe takime të tjera të rëndësishme me zyrtarë të Mbretërisë së Saudisë, madje edhe me vet mbretin Abdullah  bin Abdul Aziz Al- Saud.
 
< I mėparshmi   Tjetri >