Bashkėsia Islame e Kosovės


Ajet kuranor:

19:57. Ne e ngritėm atė nė njė vend tė lartė (ia ngritėm lart famėn).

Myftiu i Kosovės Mr. Naim Tėrnava po qėndron pėr vizitė nė Arabinė Saudite Printoni E-mail
Prishtinë, 21 janar 2008

ImageMe ftesë të djalit të mbretit -princit Fejsal, po qëndron për vizitë zyrtare në Arabinë Saudite Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava.
Gjatë qëndrimin në Arabinë Saudite, myftiu pritet që të takoj edhe mbretin e Arabisë Saudite Abdullah bin Abdul Aziz Al-Saud, si dhe ministrin për Çështje Fetare të Saudisë.
Në takim me zyrtarët e lartë të mbretërisë së Saudisë pritet që myftiu të kërkoi përkrahjen e këtij shteti me ndikim në Botën Islame për njohjen e pavarësisë së Kosovës pasi institucionet tona ta shpallin atë. Gjithashtu myftiu Tërnava do të kërkoj që Arabia Saudite të përdorë ndikimin e saj edhe në kuadër të Konferencës Islamike si dhe të Ligës Arabe për përkrahjen në bllok të këtyre shteteve për pavarësinë e Kosovës. Ndërsa në takim me ministrin e çështjeve fetare pritet që të diskutohet për shtimin e bashkëpunimit në mes institucioneve fetare të dy vendeve, respektivisht Bashkësisë Islame të Kosovës dhe Ministrisë për Çështje Fetare të Arabisë Saudite.
 
< I mėparshmi   Tjetri >