Bashkėsia Islame e Kosovės


Ajet kuranor:

44:12. (Ata thonė) Zoti ynė, largoje prej nesh dėnimin, ne do tė besojmė.

U mbajtėn zgjedhjet nėpėr Kėshillat e BI tė Kosovės Printoni E-mail
Prishtinë, 18 janar 2008

ImageOrganizuar nga Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, e nën mbikëqyrjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në të gjithë Këshillat vendorë të Bashkësisë Islame të Kosovës, nga data 15 deri më  17 janar 2008, u mbajtën zgjedhjet për anëtarë të Këshillave të BI.
Zgjedhjet nëpër këshilla janë mbajtur në bazë të nenit 67 të Kushtetutës së BI të Kosovës.
 Paraprakisht Kryesia e BI kishte bërë përgatitjen e materialit zgjedhor, respektivisht kishte nxjerr udhëzimin administrativ nr. 773/7, të datës 28. 12. 2007 enkas për mënyrën e zgjedhjeve.


Fillimisht më 11 janar 2008 janë mbajtur zgjedhjet nëpër të gjitha xhamitë e Kosovës, ku janë zgjedhur delegatët për Kuvendet zgjedhore në nivel të këshillave.Image
Në të gjithë Këshillat, procedura e zgjedhjeve është mbikëqyrur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Zgjedhjet janë mbajtur në frymën e akteve normative të miratuara nga Kuvendi i Bashkësisë Islame të Kosovës.
Në bazë të  rezultatit të dalë nga këto zgjedhje pritet që së shpejti, Kryesia e BI të Kosovës të miratojë listën e të zgjedhurve dhe pas verifikimit të tyre  të emëroj kryetarët e Këshillave të BI, me çka do të kemi udhëheqjen e re në mandatin e ardhshëm 4 vjeçar, nëpër Këshillat e BI të Kosovës.
 
< I mėparshmi   Tjetri >