Bashkėsia Islame e Kosovės

Ajet kuranor:

51:44. E ata nga kryelartėsia nuk respektuan urdhrin e Zotit tė tyre, andaj i pėrfshiu rrufeja me krismė, e ata e shihnin.

Vërejtje! Jeni duke shfletuar verzionin e vjetër të websajtit.
Kaloni nė verzionin e ri, duke klikuar KĖTU!

Telegramurimi Printoni E-mail
Prishtinë, 10 janar 2008
 

Nga: Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava
 
Për: Kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi  

Telegramurimi

 
I nderuar zotni kryeministër,
Me rastin e zgjedhjes suaj për kryeministër të qeverisë së Kosovës pranoni urimet dhe përgëzimet e mija më të sinqerta, duke të uruar  suksese në vizionin tuaj për realizimin e objektivave madhore të Kosovës.
Zotni kryeministër ju keni marrë drejtimin e Kosovës në një moment historik, kur pritet definimi i statusit përfundimtar të Kosovës, shpresoj që do të ruani unitetin veprues dhe do të përfaqësoni me dinjitet interesat e popullit të Kosovës.
Zotni kryeministër sot më shumë se kurrë Kosova ka nevojë për lider të përgjegjshëm e transparent, shpresoj që ju dhe kabineti i juaj me sukses do të kryeni këtë mision që ua besoi populli i Kosovës.
Lus të madhin Allah që kabinetit tuaj t'i jap forcë vepruese, unitet në punë, urti në vendime e transparencë me opinion.
Zotni kryeministër, ju lutem që urimet e mija më të sinqerta t'ua përcillni edhe anëtarëve të kabinetit tuaj.

Me respekt,
Myftiu i Kosovës,
Mr. Naim Tërnava

 
< I mėparshmi   Tjetri >

Vërejtje! Jeni duke shfletuar verzionin e vjetër të websajtit.
Kaloni në verzionin e ri, duke klikuar KËTU!