| Telegramurimi |
|
|
|
Prishtinë, 10 janar 2008 Nga: Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava Për: Presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu TelegramurimiI nderuar zotni president, Me rastin e rizgjedhjes suaj në postin e presidentit të Kosovës pranoni urimet dhe përgëzimet e mia më të sinqerta. Zotni president shpresoj që ju sikur edhe deri tani do të jeni faktor unifikues i spektrit politik e institucional të Kosovës. Zotni president duke u uruar për mandatin e ri shpreh bindjen time se rizgjedhja e juaj në këto momente historike për Kosovën është një hap që tregon pjekurinë e forcave politike për institucione të fuqishme e të konsuliduara. Duke ju uruar shëndet në jetë, ju dëshiroj sukses në detyrën tuaj. Me respekt, Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava |
| < I mėparshmi | Tjetri > |
|---|