|
Pas namazit tė xhumasė mbi 100 xhematlinjė vullnetarisht dhuruan gjak |
|
|
|
Prishtinë, 28 dhjetor 2007 Sot në Prishtinë, pas namazit të xhumasë pranë xhamisë “Sulltan Mehmet –Fatih” organizuar nga Këshilli i Bashkësisë Islame dhe në bashkëpunim me organizatën joqeveritare “Kosova Charity”, dhuruan gjak mbi 100 qytetarë, kryesisht xhematlinjë të kryeqendrës, si dhe imam e nëpunës të tjerë të këshillit të BI-së së Prishtinës.
"Këshilli i BI këtë aksion e ka marrë në përkrahje të Qendrës Kombëtare për Transfuzionin e Gjakut, “Dhuroni gjak shpëtoni jetë!!” që përdoret për nevojat e QKUK", na tha kryetari i Këshilli Bahri ef. Sejdiu duke nënvizuar se "është obligim i yni që të ndihmojmë edhe me gjakun tonë njerëzit tanë që kanë nevojë për trajtim në QKUK." Kryetari Sejdiu u shpreh i kënaqur me përgjigjen e xhematit në këtë aksion vullnetar, dhe premton që edhe në të ardhmen do të ketë aksione të tilla. |