Bashkėsia Islame e Kosovės


Ajet kuranor:

26:124. Kur vėllai i tyre, Hudi u tha: “A nuk frikėsoheni?”

Nesėr Haxhinjėt tanė nisen pėr nė Meke Printoni E-mail
Medinë, 13 dhjetor 2007

 
Gjatë qëndrimit 10 ditorë në Medina të Arabisë Saudite haxhinjtë kosovar krahas qindra mijërave hanxhinjve tjerë nga e mbarë bota kanë falura namaz në xhaminë e pejgamberit, pastaj kanë vizituar varrin e pejgamberit, kanë vizituar vendet e rëndësishme të historisë kulturës dhe qytetërimit islam si  Xhaminë “Kuba”, xhaminë “Kibletejnë”,  pastaj Kodrën e “Uhudit”,  vendin ku është zhvilluar lufta e Hendekut si dhe xhamitë tjera në qytetin e bukur të Medinës.
Haxhinjtë kosovar këtë vit janë të vendosur në afërsi të xhamisë së pejgamberet gjë që u ka mundësuar që ti kryejnë ritualet më lehtë dhe më shpejt.


Ajo që gëzon më së shumti është gjendja e  mirë shëndetësore e haxhinjëve tanë, edhe pse disa haxhinjë janë në moshë të shtyrë.
Për përkujdesjen shëndetësore të haxhinjëve tanë Kryesia e BI të Kosovës ka angazhuar një ekip prej 7 mjekëve, ndërsa për përkujdesjen e haxhinjëve në anën organizative të Haxhit Kryesia ka  angazhuar 20 udhëheqës  që kanë për detyrë  që ti udhëzojnë dhe të kujdesen që haxhinjtë ti kryejen ritualen e parapara të Haxhit.
Nesër  ( 14 dhjetor 2007) haxhinjët tanë dikur pas namazit të ikindisë do të lënë Medinën dhe në mënyrë të organizuar me autobus do të udhëtojnë drejt qytetit të shenjët Mekës ku është Qabja e Madhëruar.
Në Meke haxhinjët tanë do të kryejnë ritualet përfundimtare të haxhit.
Sipas udhëheqësit kryesor të haxhinjëve kosovar Bahri ef. Simnica edhe në Meke sa i përket akomodimit të haxhinjëve tanë me kohë janë bërë të gjitha përgatitjet e duhura.
 
 
Nga Medina:
Ramada Shkodra
 
< I mėparshmi   Tjetri >