Jeni duke vizituar versionin e vjetėr tė sajtit.
Pėr tė kaluar nė versionin e ri klikoniKĖTU!
Bashkėsia Islame e Kosovės

Ajet kuranor:

69:36. As ushqim tjetėr pėrveē tė tė shplarave.

Vërejtje! Jeni duke shfletuar verzionin e vjetër të websajtit.
Kaloni nė verzionin e ri, duke klikuar KĖTU!

Donacion per Xhami
Dhuratė pėr pėrsonat e verbėr Kur´ani Shqip nė Alfabetin e Brajlit

Numri i ri

Nr 272
numruesi i vizitoreveSot50
numruesi i vizitoreveDje84
numruesi i vizitoreveKėtė javė316
numruesi i vizitoreveKėtė muaj2075
numruesi i vizitoreveGjithsej477409

Lidhje

Kontributi i prijėsve myslimanė nė formėsimin e vetėdijes dhe identitetit kombėtar Printoni E-mail

 Konferenca

Bashkësitë Islame Shqiptare të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë do të organizojnë një konferencë shkencore  ndërkombëtare me temë “Kontributi i prijësve myslimanë në formësimin e vetëdijes dhe identitetit kombëtar”, me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë, e cila do të zhvillohet në datat 28-29 Shtator 2012 në Tiranë.


Komuniteti Mysliman i Shqipërisë (KMSH), Bashkësia Islame e Kosovës (BIK), Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë (BFIM), si edhe ato të trevave të tjera shqiptare, si dhe përfaqësues nga komunitetet myslimane shqiptare të diasporës nga SHBA, Belgjika, Zvicra, Gjermania etj., me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë dhe në kuadër të përkujtimit të figurave historike, që luajtën një rol të jashtëzakonshëm në ngritjen e flamurit, shpalljen e pavarësisë dhe në ndërtimin e identitetit tonë kombëtar, prej disa muajsh kanë ngritur një grup pune të përbashkët për organizimin e kësaj konference.
Referuesit e kësaj konference do të jenë 35 vetë, akademikë, studiues dhe pedagogë të njohur të katedrave të universiteteve më të njohura të trevave shqiptare.

Në këtë konferencë, do të jetë i pranishëm edhe Kryeministri i Shqipërisë Prof. Dr. Sali Berisha, si dhe zyrtarë të lartë të Kosovës dhe Maqedonisë, si dhe personalitete të tjera të larta të politikës, kulturës, artit dhe shkencave nga të gjitha trevat shqiptare, si dhe nga diaspora.

Konferenca do të zhvillojë sesionin e hapjes në Hotel Tirana International më 28 shtator 2012 ora 10:00 -11:00  dhe më pas do të vazhdojë me  shtatë sesione shkencore në ambientet e Universitetit Bedër,  për dy ditë.

Për më shumë informacion, lidhur oraret, temat, referuesit, abstraktet e detaje të tjera, klikoni në adresën e mëposhtme:

www.konferencafejadhekombi.com

 

 

 
< I mėparshmi   Tjetri >

Vërejtje! Jeni duke shfletuar verzionin e vjetër të websajtit.
Kaloni në verzionin e ri, duke klikuar KËTU!