Jeni duke vizituar versionin e vjetėr tė sajtit.
Pėr tė kaluar nė versionin e ri klikoniKĖTU!
Bashkėsia Islame e Kosovės

Ajet kuranor:

14:19. A nuk e ke kuptuar ti se All-llahu krijoi qiejt dhe tokėn me urtėsi, e nėse Ai do, juve ju zhduk e sjell krijesė (popull) tė re.

Vërejtje! Jeni duke shfletuar verzionin e vjetër të websajtit.
Kaloni nė verzionin e ri, duke klikuar KĖTU!

Donacion per Xhami
Dhuratė pėr pėrsonat e verbėr Kur´ani Shqip nė Alfabetin e Brajlit

Numri i ri

Nr 272
numruesi i vizitoreveSot111
numruesi i vizitoreveDje89
numruesi i vizitoreveKėtė javė539
numruesi i vizitoreveKėtė muaj1659
numruesi i vizitoreveGjithsej476993

Lidhje

TELEGRAMNGUSHĖLLIMI Printoni E-mail

Prishtinë, 12 shtator 2012

Nga: Myftiu i Kosovës / Mr. Naim Tërnava
Për: Ambasadoren amerikane në Kosovë / Znj. Tracey Jacobson.

TELEGRAMNGUSHËLLIMI

E nderuara zonja ambasadore, Jacobson!

Me shqetësim morëm lajmin sot për sulmin mbi konsullatën amerikane në Bengazi të Libisë, ku pësoi rëndë misioni i juaji diplomatik, që për fat të keq humbi jetën ambasadori juaj atje, Christopher Stevens dhe bashkëpunëtorët e tij.

Me këtë rast, zonja ambasadore  pranoni ngushëllimet tona të sinqerta, dhe njëkohësisht shprehim solidaritetin e plotë me familjet e viktimave, qeverinë dhe popullin amerikan.

Sulmet e tilla janë akte terroriste që kanë për qëllim ndaljen e proceseve demokratike dhe instalimin e regjimeve ideologjike e kriminale.

Sulmi mbi misionin amerikan është sulm mbi vlerat demokratike, universale dhe qytetëruese.

 Jam i bindur që sulmi i sotëm në Bengazi nuk paraqet ambiciet e populli libian i cili ka vuajtur mjaft nga regjimi i Gadafit.

Zonja ambasadore, përmes jush ngushëllojmë edhe presidentin Obama, sekretaren Klinton, familjet e viktimave, qeverinë dhe popullin amerikan.
 

Me respekt,

Myftiu i Kosovës,

Mr. Naim Tërnava

 

 
< I mėparshmi   Tjetri >

Vërejtje! Jeni duke shfletuar verzionin e vjetër të websajtit.
Kaloni në verzionin e ri, duke klikuar KËTU!