Vërejtje! Jeni duke shfletuar verzionin e vjetër të websajtit.
Kaloni nė verzionin e ri, duke klikuar KĖTU!
| Njoftim pėr opinion |
|
|
|
Prishtinë, 16 gusht 2012
Dita e parë e Fitër – Bajramit, të dielën më 19 gusht 2012 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton opinionin e gjerë se muaji i madhëruar i Ramazanit përfundon ditën e shtunë, më 18 gusht 2012. Dita e parë e festës së Fitër - Bajramit është të dielën, më 19 gusht 2012. Manifestimi qendror kushtuar festës së Fitër - Bajramit për Republikën e Kosovës mbahet në Xhaminë “Sulltan Mehmet Fatih” (Xhamia e madhe) në Prishtinë. Manifestimi fillon në ora 5:05 me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit do të jenë ligjërata tematike kushtuar kësaj feste, nga kryeimami, Sabri ef. Bajgora. Namazi i Fitër – Bajramit falet në ora 6 : 23, Hytben do ta mbajë Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava i cili do t’u drejtohet opinionit të gjerë me mesazh për këtë festë. Me rastin e festës së Fitër – Bajramit, ditën e parë të festës, më 19 gusht 2012, Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava, si tradicionalisht organizon pritje përurimi në selinë e Kryesisë së BI të Kosovës nga ora 9:00-12:00. Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë ua uron festën e Fitër- Bajramit duke e lutur Zotin që t’i ketë pranuar agjërimin, lutje dhe ibadetet tona. Me fat festa e Fitër-Bajramit! |
| < I mėparshmi | Tjetri > |
|---|