|
U nisėn pėr haxh haxhinjtė e parė kosovarė |
|
|
Prishtinë, 3 dhjetor 2007
Sot nga qendrat kryesore të Kosovës në organizim të Kryesisë së Bashkësisë Islame me autobus u nisen 121 haxhinjë për të kryer haxhin në vendet e shenjta Mekë e Medinë të Arabisë Saudite. Në qendrat prej nga u nisnin haxhinjtë si tradicionalisht u bë përcjellja e organizua ku përfaqësuesit e Këshillave të BI bënë duanë e haxhinjve. Nga Prishtina nisja e haxhinjëve u bë në orën 11:00 nga xhamia “Sulltan Mehemet- Fati”, ku në prani të haxhinjëve, familjarëve që kishin dal për ti përcjell si dhe të shumë xhematlinjëve u bë duaja e haxhinjve nga zyrtarët e KBI të Prishtinë. Ndërsa në ditët në vijim pritet që të udhëtojnë me aeroplan nga Aeroporti i Prishtinës drejt Arabisë Saudite edhe 470 haxhinjtë të tjerë.
|