|

Të shtunën më 11 gusht, në një manifestim solemn, ku qenë i pranishëm zëvendëskryeministri turk, Bekir Bozgad me bashkëpunëtorë, Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava me bashkëpunëtorë, kryetari i Bursës, Rexhep Alltepe, kryetari i KBI-së së Kaçanikut, Florim Neziraj si dhe shumë xhamatlinj e të ftuar të tjerë, u bë përurimi i punëve për restaurimin e Xhamisë së Koxha Sinan Pashës.
Restaurimin e xhamisë, që është një objekt monumental, e ka marrë
përsipër Komuna e Burës që udhëhiqet nga Rexhep Alltepe, me origjinë
nga Gjilani.
Duke iu drejtuar të pranishmëve Myftiu Tërnava ka falënderuar
institucionet e specializuara të Turqisë që po ndihmojnë në restaurimin e
objekteve monumentale në Kosovë. Ndërsa, për objektin në fjalë një
falënderim të posaçëm, Myftiu i bëri kryetarit të Bursës, Rexhep Altepe
dhe komunitetit shqiptar, që në numër të madh jeton atje.
Kryetari i Bursës, Rexhep Atlepe tha se xhamia do të restaurohet dhe do
t'i kthehen të gjitha vlerat që i ka pasur në gjendjen e saj fillestare.
Jam i bindur që shpejt xhamia do jetë në funksion të besimtarëve. Ne në
të ardhmen do realizojmë edhe projekte të tjera në Kosovë dhe në vende
tjera.
Zëvendëskryeminstri turk , Bekir Bozgad tha se Kosova dhe Turqia janë dy
vende mike, ndërsa popujt e dy vendeve janë vëllezër. Kosova ka qenë
gjithherë e rëndësishme për ne, dhe e tillë do jetë edhe në të ardhmen.
Ne do të mbështesim Kosovën në të gjitha fushat.
Kryetari i KBI-së Kaçaniku, Florim Neziri pasi falënderoj të pranishmit
për pjesëmarrje, një falënderim të posaçëm bëri për donatorët, ai foli
për historikun e xhamisë dhe për rëndësinë e restaurimit.
|