Jeni duke vizituar versionin e vjetėr tė sajtit.
Pėr tė kaluar nė versionin e ri klikoniKĖTU!
Bashkėsia Islame e Kosovės

Ajet kuranor:

3:77. Ata qė pėr njė vlerė tė paktė e shesin besėn e dhėnė All-llahut, ndryshojnė edhe zotimet e tyre, tė tillėt nuk kanė pjesė (mėshirė) nė botėn tjetėr, dhe nė ditėn e kijametit All-llahu nuk u flet atyre, nuk i shikon ata dhe nuk i pastron (prej barrės sė gabimeve), ata kanė njė dėnim tė dhembshėm.

Vërejtje! Jeni duke shfletuar verzionin e vjetër të websajtit.
Kaloni nė verzionin e ri, duke klikuar KĖTU!

Donacion per Xhami
Dhuratė pėr pėrsonat e verbėr Kur´ani Shqip nė Alfabetin e Brajlit

Numri i ri

Nr 272
numruesi i vizitoreveSot63
numruesi i vizitoreveDje100
numruesi i vizitoreveKėtė javė245
numruesi i vizitoreveKėtė muaj2004
numruesi i vizitoreveGjithsej477338

Lidhje

Bursa restauron xhaminė e Koxha Sinan Pashės nė Kaēanik Printoni E-mail


Të shtunën më 11 gusht, në një manifestim solemn, ku qenë i pranishëm zëvendëskryeministri turk, Bekir Bozgad  me bashkëpunëtorë, Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava me bashkëpunëtorë, kryetari i Bursës, Rexhep Alltepe, kryetari i KBI-së së Kaçanikut, Florim Neziraj si dhe shumë xhamatlinj e të ftuar të tjerë, u bë përurimi i punëve për restaurimin e Xhamisë së Koxha Sinan Pashës.

Restaurimin e xhamisë, që është një objekt monumental, e ka marrë përsipër Komuna e Burës që udhëhiqet nga Rexhep Alltepe,  me origjinë nga Gjilani.
Duke iu drejtuar të pranishmëve Myftiu Tërnava ka falënderuar institucionet e specializuara të Turqisë që po ndihmojnë në restaurimin e objekteve monumentale në Kosovë. Ndërsa, për objektin në fjalë një falënderim të posaçëm, Myftiu i bëri kryetarit të Bursës, Rexhep Altepe dhe komunitetit shqiptar, që në numër të madh jeton atje.
Kryetari i Bursës, Rexhep Atlepe tha se xhamia do të restaurohet dhe do t'i kthehen të gjitha vlerat që i ka pasur në gjendjen e saj fillestare. Jam i bindur që shpejt xhamia do jetë në funksion të besimtarëve. Ne në të ardhmen do realizojmë edhe projekte të tjera në Kosovë dhe në vende tjera.
Zëvendëskryeminstri turk , Bekir Bozgad tha se Kosova dhe Turqia janë dy vende mike, ndërsa popujt e dy vendeve janë vëllezër. Kosova ka qenë gjithherë e rëndësishme për ne, dhe e tillë do jetë edhe në të ardhmen. Ne do të mbështesim Kosovën në të gjitha fushat.
Kryetari i KBI-së Kaçaniku, Florim Neziri pasi falënderoj të pranishmit për pjesëmarrje, një falënderim të posaçëm bëri për donatorët, ai foli për historikun e xhamisë dhe për rëndësinë e restaurimit. 

 

 
< I mėparshmi   Tjetri >

Vërejtje! Jeni duke shfletuar verzionin e vjetër të websajtit.
Kaloni në verzionin e ri, duke klikuar KËTU!